(Englische-Übersetzung weiter unten im Text)
Kosova është nikoqire e një kulture queer në zhvillim me hov të madh, e cila shërben si një ndër mjetet më të fuqishme të manifestimit të identitetit queer. Personat LGBTIQ+ në Kosovë ende përballen me shumë sfida si rrjedhojë e shtypjes sistemike, e cila përtej nivelit të lartë të homofobisë kolektive, po riprodhohet edhe përmes institucioneve shtetërore. Pikërisht kultura queer dhe aktivitetet e tilla janë një përgjigje publike e fuqizimit të personave LGBTIQ+ dhe ristrukturimit të pushtetit.
Dylberizm dhe Hyjneshat janë dy kolektivet queer më aktive, të cilat kanë kontribuar dhe vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm në fuqizimin e personave LGBTIQ+, ndërgjegjësimit të popullatës së përgjithshme dhe në zhvillimin e kulturës queer.
Dylberizm, platforma e parë
Dylberizm është platforma e parë në gjuhën shqipe e dedikuar për informimin dhe edukimin mbi çështjet LGBTQ+.
Të shtyrë prej homofobisë e transfobisë në rrethet e tyre familjare sociale e kulturore, prej heteronormativitetit dhe narrativës homofobike nëpër tekstet shkollore, media, jeta publike etj, dhe të nxitur nga nevoja për qasje në informacion në gjuhën shqipe përtej centralizimit të aktiviteteve queer dhe informatave, dy aktivistë queer nga Kosova e themeluan platformën Dylberizm krejt vullnetarisht.
Këta aktivistë filluan të shkruanin, përkthenin dhe krijonin materiale në gjuhën shqipe në lidhje me komunitetin LGBTIQ+. Tash e pesë vite, ata kanë shkruajtur dhjetëra artikuj edukues për çështje të ndryshme lidhur me çështjet LGBTIQ+, për (mos)trajtimin e dinjitetshëm të personave LGBTIQ+ nëpër institucionet shtetërore, për situatën në Kosovë dhe në të gjitha shtetet e tjera të botës, për histori të ndryshme etj. Ata shkruajnë edhe për biografi të personave queer, shpjegime për terminologjinë queer dhe raportime të Paradave të Krenarisë anekënd botës.
Marrë parasysh që informatat në gjuhën shqipe për personat LGBTIQ+ janë tejet të limituara dhe të koduara, kjo platformë ka pasë dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm në informimin e personave LGBTIQ+ dhe të popullatës dhe në krijimin e një platforme të sigurt për personat queer. Në fakt, është shtëpia (virtuale) e të gjithë personave queer, e cila ofron jo vetëm informata dhe dukshmëri për të gjithë, por edhe një hapësirë për të ndarë ngjarjet e veta, për t’u prezantu e për të jetu lirshëm.
Dylberizm e ka shumë të rëndësishme krijimin e një hapësire për personat LGBTIQ+. Rrjedhimisht, kjo platformë ka krijuar edhe rubrikën “Ndaje storien tone”, e cila është një muze virtual i përjetimeve të ndryshme të personave queer, të cilat variojnë prej rrëfimeve nga fëmijëria, rreth dashurisë së parë, sekreteve, diskriminimit e deri në rrëfime tejet personale në lidhje me shëndetin mendor dhe (mos)pranimit të vetvetes. Ndër të tjera, secila storje që postohet merr shumë mbështetje dhe dashuri. Imagjino: një vajzë e re transgjinore nga një fshat periferik në një qytet të vogël kufitar ndan ngjarjen e vet në këtë platformë, e cila është e vetmja hapësirë që mund t’i japë asaj një njohje të identitetit të saj, një përqafim, një familje.
Dylberizm ka organizuar shumë aktivitete online dhe offline, duke nisur nga kampanja edukuese për Javën e Krenarisë, kampanja EdheShqiptarEdheDylber etj. Po ashtu, ka qenë nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar “Queer Cinema for Palestine” në mbështetje të popullit queer palestinez. Kjo platformë numëron edhe shumë aktivitete tjera me qindra pjesëmarrës dhe me mijëra klikime e shikime në rrjetet sociale. Kurse tani, bashkë me Hyjneshat, po organizojnë një aktivitet tejet të rëndësishëm dhe për herë të parë në Kosovë.
Hyjneshat
Hyjneshat është kolektiv kulturor queer nga Prishtina, Kosova. Ky kolektiv queer u themelu në qershor të vitit 2020.
Pandemia, formë e izolimit e njohur për personat LGBTIQ+, ka qenë një periudhë shumë sfiduese për të gjithë, e sidomos për personat e margjinalizuar. Të nxitur nga mungesa e aktiviteteve me karakter queer e kulturor dhe nga nevoja e personave LGBTIQ+ për të pasë një hapësirë të sigurt të manifestimit të vetes, Hyjneshat filluan organizimin e disa aktiviteteve javore. Këtoaktivitete që ishin kryesisht shfaqje të epizodave të RuPaul’s Drag Race, moderoheshin nga mbretëreshat drag kosovare dhe mblidhin qindra njerëz çdo të shtunë në lokalin Dit’ e Nat’ në qendër të Prishtinës.
Këto aktivitete që patën jehonë dhe lanë shenjë në kulturën queer në Kosovë nxitën edhe themelimin zyrtar të kolektiviti të pavarur queer kulturor “Hyjneshat”. Qëllimi kryesor i këtij kolektivi është fuqizimi dhe zhvillimi i kulturës queer, fuqizimi i artistëve LGBTIQ+ dhe krijimin e një hapësire gjithëpërfshirëse.
Hyjneshat, shpesh në bashkëpunim me organizata jo-qeveritare, kanë organizuar aktivitete kulturore, kryesisht “drag shows” të cilat janë pikëtakimi për personat queer dhe aleatët. Këto mbrëmje kanë fuqizuar shumë performues drag dhe DJ’s dhe kanë krijuar një mendësi të re rreth normave gjinore dhe ndikimit që kultura e ka në zhvillimin e një grupi shoqëror. I tillë ka qenë edhe aktiviteti “DreqShow”, që organizohet çdo vit në Natën e Halloween-it, festë kjo që lejon eksperimentimin përtej normave gjinore.
Si një ndër ngjarjet kryesore në Kosovë, DreqShow për tash e tre vite bashkëpunon edhe me performues nga vendet e ndryshme të rajonit për të inkurajuar bashkëpunimin rajonal dhe solidarizimin mes personave queer kosovarë dhe të tjerë.
“Hyjneshat” quhet edhe zina e parë në gjuhën shqipe e dedikuar plotësisht për mbretëreshat drag. Kjo zinë,përmban rrëfimet e disa mbretëreshave drag nga Kosova dhe fotografi nga Besfort Syla. Ky prodhim i bashkëpunimit te Hyjneshat dhe Dylberizm ka dokumentuar kulturën drag në një format që pritet të vazhdoë me edicione të reja në të ardhmen…
Ky publikim është fuqizues dhe artistik dhe shërben si njohje e kontributit të mbretëreshave drag, të cilat tash e shumë vite qëndrojnë në vijën e parë të lëvizjes queer në Kosovë.
Hyjneshat ka organizuar edhe aktivitete të tjera në bashkëpunim me MANIFESTA, bienalja më e madhe e artit në Evropë. Po ashtu, ata kanë qenë pjesë e ekipit organizues të Prishtina Pride në vitin 2020 dhe kanë bashkëorganizuar aktivitetet drag.
Rëndësia që Hyjneshat e kanë për kulturën queer në Kosovë është e jashtëzakonshme. Aktivitetet e tyre shërbejnë si fuqizim i performuesve drag dhe i gjithë komunitetit dhe kontribut tejet i vyjshëm në kulturën queer. Organizimet e këtij kolektivi kanë ndikuar edhe në përmirësimin e kushteve të punës, dhe përmisimit të standardeve për performuesit queer. Po ashtu, këto aktivitete krijojnë një hapësirë të sigurt, të pranueshme, diverse e gjithëpërfshirëse. Janë shtëpia e dytë e gjithësecilit person queer dhe aleatë që pikërisht nëpërmjet këtyre aktivitete, e manifestojnë veten pakushte me buzëqeshje, puthje, dashuri dhe kërcim.
Këto dy platforma, të cilat janë në zemrën e çdo personi queer dhe aleati, po i bashkojnë forcat për të organizuar për herë të parë në Kosovë, FESTIVALIN QUEER TË PRISHTINËS.
Me datat 1,2 dhe 3 shtator, Dylberizm dhe Hyjneshat po organizojnë një festival queer kulturor që përmban një sërë aktivitetesh të ndryshme.
Kultura queer, e cila për shumë vite është manifestuar në mënyrë shumë më private dhe “underground”, ndër vite, ka pasur disa organizime që kanë lënë gjurmë në zhvillimin e kulturës queer. Kurse këtë vit, si kurorë e organizimeve të ndryshme queer ndër vite, po vjen edhe Festivali Queer.
Rëndësia e këtij festivali është e pakrahasueshme dhe thelbësore për të tashmen dhe të ardhmen e kulturës queer. Mezi presim ta shohim dhe ta ndjekim nga afër këtë aktivitet. Detajet e tjera rreth programit, mysafirëve dhe të ngjashme do të pubikohen në dylberizm.com dhe në profilet zyrtare të Dylberizm dhe Hyjneshat në mediat sociale.
Hyjneshat dhe Dylberizm ju presin në Prishtinë me 1,2 dhe 3 shtator për një përvojë të paharrueshme, fuqizuese dhe çliruese.
–
Kosovo is the host of a thriving queer culture with significant momentum, which serves as one of the most powerful means of queer identity expression. LGBTIQ+ individuals still face numerous challenges as a result of systemic oppression, which goes beyond high levels of collective homophobia and is perpetuated through state institutions. Specifically queer culture and related activities are a public response to empower LGBTIQ+ individuals and restructure power dynamics.
The two highly active queer collectives Dylberizm and Hyjneshat made and continue to make invaluable contributions to empowering LGBTIQ+ individuals, raising awareness among the general population, and advancing queer culture in Kosovo.
Dylberizm, the first platform
Dylberizm is the first platform in the Albanian language dedicated to providing information and education on LGBTQ+ issues.
Motivated by the homophobia and transphobia prevalent in their family, social, and cultural circles, as well as by heteronormativity and homophobic narratives in school textbooks, media, public life etc. and driven by the need for access to information in the Albanian language beyond centralized queer activities and resources, two queer activists from Kosovo voluntarily established the Dylberizm platform.
These activists started writing, translating, and creating materials in the Albanian language related to the LGBTIQ+ community. Over the course of five years, they have written dozens of educational articles on various LGBTIQ+ issues, (mis) treatment of LGBTIQ+ individuals in state institutions, the situation in Kosovo and other countries worldwide, different histories, and more. They also write biographies of queer individuals, provide explanations of queer terminology and report on Pride Parades around the world.
Given the limited and coded information in the Albanian language regarding LGBTIQ+ individuals, this platform has had and continues to have an extraordinary impact on the information available to LGBTIQ+ individuals, the general population and the creation of a safe space for queer individuals. In fact, it is the (virtual) home for all queer individuals, offering information and visibility to everyone and a space to share their stories, introduce themselves, and live freely.
Dylberizm places great importance on creating a space for LGBTIQ+ individuals. Consequently, the platform has also created the section «Share Your Story» which serves as a virtual museum for the diverse experiences of queer individuals. These stories range from childhood narratives, first loves, secrets, and discrimination to deeply personal accounts of mental health and self-acceptance. Each story posted receives tremendous support and love. Imagine a young transgender girl from a peripheral village in a small border town sharing her experience on this platform. The only space that can provide her with recognition of her identity and a sense of family.
Dylberizm has organized numerous online and offline activities, ranging from educational campaigns for Pride Week to campaigns like «EdheShqiptarEdheDylber» (Albanian and Queer). It has also co-hosted the International Festival «Queer Cinema for Palestine» in support of the Palestinian queer community. This platform has engaged in many other activities with hundreds of participants and thousands of clicks and views on social media. In collaboration with Hyjneshat they are organizing a highly important event in Kosovo for the first time.
Hyjneshat
Hyjneshat is a queer cultural collective from Prishtina, Kosovo. This queer collective was established in June 2020.
The pandemic, a well-known form of isolation for LGBTIQ+ individuals, has been challenging for everyone, particularly for marginalized individuals. Motivated by the lack of queer cultural activities and the need for a safe space for self-expression, Hyjneshat started organizing weekly events. These activities, primarily watching episodes of RuPaul’s Drag Race, were moderated by Kosovar drag queens and attracted hundreds of people every Saturday at the Dit‘ e Nat‘ venue in downtown Prishtina.
These activities, which had an impact on queer culture in Kosovo, led to the official establishment of the independent queer cultural collective Hyjneshat. The main aim of this collective is to empower and develop queer culture, support LGBTIQ+ artists, and create an inclusive space.
Hyjneshat, often in collaboration with non-governmental organizations, has organized cultural activities, mainly drag shows, which serve as a meeting point for queer individuals and allies. These evenings have empowered many drag performers and DJs and have created a new mindset around gender norms and the influence of culture on societal development. One such event is «DreqShow» held annually on Halloween night, allowing for experimentation beyond gender norms.
As one of the main events in Kosovo «DreqShow» has collaborated with performers from different countries in the region for the past three years to encourage regional cooperation and solidarity among Kosovar queer individuals and others.
Hyjneshat is also the first magazine in the Albanian language dedicated entirely to drag queens. This magazine features stories of drag queens from Kosovo and photographs by Besfort Syla. This collaborative effort between Hyjneshat and Dylberizm has documented drag culture in a format that is expected to continue with new editions in the future.
This publication is empowering and artistic, serving as a recognition of the contribution of drag queens who have been at the forefront of the queer movement in Kosovo for many years.
Hyjneshat has also organized other activities in collaboration with MANIFESTA, the largest art biennial in Europe. They have also been part of the organizing team for Prishtina Pride in 2020 and have co-organized drag activities.
The importance of Hyjneshat for queer culture in Kosovo is exceptional. Their activities empower drag performers and the entire community, making a significant contribution to queer culture. The initiatives of this collective have also improved working conditions and standards for queer performers. Additionally, these activities create a safe, accepting, diverse and inclusive space. They are a second home for every queer individual and ally, where they can express themselves freely with smiles, kisses, love and dance.
These two platforms, which are at the heart of every queer individual and ally, are joining forces to organize the first-ever Prishtina Queer Festival in Kosovo. From September 1st to 3rd, Dylberizm and Hyjneshat are organizing a queer cultural festival that includes a series of diverse activities.
Queer culture, which has been manifested in a more private and underground manner for many years, has had several events that have left a mark on the development of queer culture. And this year, as the culmination of various queer events over the years, the Queer Festival is coming.
The importance of this festival is unparalleled and essential for the present and future of queer culture. We eagerly await to see and closely follow this event. Further details about the program, guests and more will be published on dylberizm.com and the official social media profiles of Dylberizm and Hyjneshat.
Hyjneshat and Dylberizm are waiting for you in Prishtina on September 1st, 2nd and 3rd for an unforgettable, empowering and liberating experience.
29. Juni 2023