Logo Akutmag
Icon Suche

Ndërtimi i një të ardhme pa plastikë: Puna frymëzuese e «DYVO»-së

The topics of the environment, global warming, recycling, and plastic waste pollution are relatively new and not widely discussed in Kosovo. Despite some attempts and initiatives to improve the environment and promote its protection, these issues are not considered significant overall. In response to this situation, a group of young individuals established the «DYVO» collective.

Von Agon Rexhepi

(Englische-Übersetzung weiter unten im Text)

Mjedisi, ngrohja globale, riciklimi, ndotja nga mbetjet e plastikës dhe tema të ngjashme janë relativisht të reja për Kosovën dhe për politikat e saj. Ndonëse ka tentativa dhe nisma të ndryshme për përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe mendësisë për mbrojtjen e tij, në përgjithësi ende nuk është temë relevante. Konsideroj që kjo vjen si pasojë e mungesës së informimit, prioritizimit të “problemeve më serioze” dhe mendësisë se Kosova nuk ka ndikim në këtë çështje globale.

Krahas sfidave të mendësisë dhe mungësës së informacionit, angazhimi institucional është i pjesshëm dhe lë hapësirë për shumë punë. Në buxhetin vjetor të Kosovë në vitin 2020, vetëm 1.5 % e buxhetit total u nda për mjedisin, rreth 18 % më pak se sa në vitin paraprak. Kurse, në vitin 2021, buxheti i vitit paraprak u nda në gjysmë. Po ashtu, prej vitit 2005, numri i organizatave të regjistruara për avokim dhe mbrojtje të mjedisit është rritur vetëm për 0.1 % dhe përbën vetëm 4.4 % të të gjithë organizatave jo-qeveritare në Kosovë.

Kjo situatë me fokus të veçantë në nevojën e krijimit e zgjidhjeve alternative dhe inovative për përgjegjësinë mjedisore, i shtyu disa të rinjë dhe të reja të themelojnë kolektivin “DYVO”. DYVO filloi si nismë vullnetare në kuadër të Termokiss (qendër sociale dhe tashmë organizatë jo-qeveritare) dhe vullnetarisht organizoi shumë aktivitete vetëdijësuese, punëtori, krijoi mobilje përmes materialeve të recikluara dhe ndërtoi një rrjet të aktivistëve mjedisor. Aktiviteti i tyre katër vjeçar u institucionalizua që të kishte më shumë mundësi të përkushtohej në qëllimet dhe vizionet e kolektivit.

DYVO është një Platformë Rinore Multidisiplinare, Kreative dhe Hulumtuese, e cila synon, ndër të tjera, ngritjen e vetëdijës dhe ofrimin dhe krijimin e zgjidhjeve mjedisore kundër përdorimit të plastikës, ndotjes së saj dhe kulturën e mbetjeve (waste culture). Ashtu siç nga fillimi i saj, kjo platformë shërben edhe si hapësirë për bashkëpunim mes aktivistëve mjedisor dhe atyre që kanë interes në të mirën e përbashkët mjedisore.

DYVO funksionon edhe si Ndërrmarrje Sociale, e cila synon diversifikimin e të gjeturave dhe rezultateve të tyre për zhvillimin vet-qëndrueshmërinë financiarë, me ç’rast mundësohet implementimi i aktiviteteve të tyre.

Disa nga aktivitetet kryesore të DYVO ndër vite kanë qenë:
 1. punëtoritë për ricklimin dhe ndërtimin e mobiljeve, të cilat kanë mundësuar mbjetet e materialeve të ndërtimit dhe jo vetëm të përdoren për krijimin e mobiljeve të reja dhe të shfrytëzueshme;
2. maratonat e dizajnit, të cilat janë një seri e punëtorive dhe ligjëratave praktike rreth Dizajnit dhe Ekonomizë Qarkore. Kjo maratonë synon fuqizimin e të rinjëve të eksplorojnë zgjidhje alternative mjedisore dhe të krijojë praktika për ripërdorimin e riciklimin e mbetjeve të ndrsyhme;
3. #FridaysforFuture, lëvizja globale që filloi prej vitit 2018 dhe përmban protesta në të gjithë globin kundër mungesës së interesimit  dhe marrjen e veprimeve për krizën e ngrohjes globale. 

Në strategjinë e tyre për vitet 2022-2027, DYVO duke konsideruar nevojat dhe kontekstin e Kosovës, ka identifikuar tri fusha kryesore të veprimtarisë së tyre: Hapësira të Përbashkëta Kreative Gjithëpërfshirëse-për inovacion dhe hulumtim rreth mbetjeve plastikë, promovimin e iniciativave komunitare-krijimin e intervenimeve të komunitetit ndaj ripërdorimit dhe luftimit të mbetjeve plastike; mbështetje për politikat dhe ndryshimin e tyre në të mirë të një mjedisi pa mbetje plastike.

Aktivitetet e DYVO 

Programi i punëtorive të DYVO ka për qëllim zhvillimin e një hapësirë të integruar për bashkëpunim ndër-sektorial, multi-kulturor dhe multi-disiplinar me të gjitha instancat relevante. Përmes bashkëpunimeve të ndryshme, ata synojnë bashkëpunimin e hallkave të zinxhirit për një mjedis pa mbetje plastike, pra duke përfshirë bashkëpunimin mes komunitetit, akademisë dhe industrisë.

Një ndër bashkëpunim e DYVO që mua më ka lënë shumë përshtypje ishte ai me ‘Prishtina Trails Runners Marathon’ në krijimin e medakljeve 2020-2022. Në mënyrë që ta mbrojnë më shumë mjedisin, ata kanë mbledhur mbetje plastike nga Parku i Gërmisë, aty ku zhvillohet ky aktivitet, dhe atë mbetje e kanë shndërruar në medalje me materiale të ricikluara.

Programi i aktivizmit kreativ synon ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të të rinjëve dhe të qytetarëve për intervenime mjedisore kundër mbetjeve plastike, të inicuara nga gratë e reja, burrat dhe personat e margjinalizuar. Pra, përmes këtij programi, të rinjtë mund të mësojnë për një mënyrë praktike për të dizajnuar, implementuar dhe për të menaxhuar nismat e tyre për një mjedis më gjithëpërfshirës dhe më të shëndetshëm. 

Ndërsa programi i tretë fokusohet në ndryshimin e sistemit, gjegjësisht në ngritjen e vetëdijës mbi rëndësinë e krijimit të një mjedisi pa mbetje plastike dhe nevojën e avokimit për krijimin e politikave që kontribuojnë në këtë qëllim afatgjatë.

Punëtoria

Pjesa e ndërrmarrjes sociale fokusohet në mbledhjen e mbetjeve plastikë si kapakë të shishave, shisha të plastikës dhe të tjera dhe ripërdorimin e tyre në krijimin e produkteve të ndryshme. Këto produkte të ndërtuara nga materiale të ricikluara janë mjaft kreative, interesante dhe të rëndësishme. Nga rrypë, medalje e shumë produkte të tjera, kjo punëtori është tejet e rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë dhe në ndërtimin e një mjedisi pa plastikë.

Kjo punëtori ripërpunon mbetjet plastike që kulturalisht do të konsideroheshin të padobishme dhe do të hudheshin në plehra, në rastin më të mirë. Andaj, konsideroj që është puna e kësaj punëtorie është jashtëzakonisht e nevojshme dhe e rëndësishme jo vetëm në krijimin e produkteve nga mbetjet e plastikës, por edhe për të ardhmen e mjedisit, sidomos duke ngritur vëmendjen publike dhe duke na ndërgjegjësuar në këtë fushë.
Xaxi (Gëzimi Ramizi), Nikki (Nikki Murseli) dhe Mevi (Mevlude Skuroshi) janë ekipi fantastik prapa kësaj pune fantastike. Përveç për mikpritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar, i vlerësoj shumë për punën që bëjnë, pavarësisht sfidave që mund të hasin. Përkundër gatishmërisë sipërfaqësore institucionale për të luftuar kundër ndotjes (plastike) të mjedisit dhe mendësisë, këta të rinjë e reja po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në edukimin, informimin, argëtimin dhe produktivitetin e qytetarëve për një të ardhme pa plastikë.

Ju ftoj t’i ndiqni në rrjetet sociale për të përcjellur punën e tyre dhe kampanjat e ndryshme. Mund t’i gjeni me emërtimin ‘dyvolab’ në Instagram dhe Facebook. Po ashtu, mund të mësoni më shumë për punën e tyre dhe të bleni nga produktet e ricikluara në ëebsite të tyre:
www.dyvolab.com

Sustainability topics are relatively new and not widely discussed in Kosovo. Despite some attempts and initiatives to improve the environment and promote its protection, these issues are not considered significant overall. This lack of relevance can be attributed to the limited availability of information, the prioritization of other perceived pressing problems, and the general mentality in Kosovo that downplay the country’s influence on global environmental issues.

Furthermore, there are challenges related to mindset, lack of information, and partial institutional commitment. In 2020, only 1.5% of Kosovos annual budget was allocated to the environment, which was 18% less than the previous year. The budget for 2021 was even further reduced by half. Additionally, since 2005, the number of registered organizations advocating for environmental protection has only increased by a mere 0.1%, representing a small fraction of the overall non-governmental organizations in Kosovo.

In response to this situation, a group of young individuals established the «DYVO» collective. Initially a voluntary initiative within Termokiss, DYVO organized numerous awareness activities, and workshops, and created furniture using recycled materials. They also built a network of environmental activists. After four years, DYVO formalized their activities by establishing a dedicated organization to their collective’s goals and vision.

DYVO is a multidisciplinary, creative, and researching youth platform. One of its main objectives is to raise awareness and provide innovative environmental solutions to address plastic use, pollution, and wasteful culture. The platform also serves as a space for collaboration among environmental activists and individuals interested in environmental well-being.

DYVO has engaged in various activities over the years, including recycling workshops for furniture building, design marathons that empower youth to explore alternative environmental solutions, and participation in the global movement #FridaysforFuture, which protests the lack of action on the global warming crisis.

In their strategy for the years 2022-2027, DYVO has identified three main areas of focus: shared creative inclusive spaces for innovation and research on plastic waste, promotion of community initiatives to combat plastic waste through reusing, and support for policy changes in favor of a plastic-free environment.

The DYVO workshop program aims to establish an integrated space for cross-sectoral, multi-cultural, and multi-disciplinary cooperation. They aim to bring together community, academia, and industry stakeholders through collaborations to work towards a plastic-free environment. One notable collaboration was with the ‚Prishtina Trails Runners Marathon‘ where DYVO collected plastic waste from Germija Park, the venue of the marathon, and transformed it into recycled material medals.

The creative activism program focuses on building the capacity of young people and citizens to initiate environmental interventions against plastic waste. This program equips participants with practical knowledge and skills to design, implement, and manage their own initiatives for a more inclusive and healthier environment. The third program aims to raise awareness about the importance of a plastic-free environment and advocates for policies that contribute to this long-term goal.

DYVO’s social enterprise aspect centers on collecting plastic waste, such as bottle caps and plastic bottles, and reusing them to create different products. These innovative products, including clothing and medals, highlight the organization’s commitment to building a plastic-free future. By recycling plastic waste that would typically be discarded, DYVO’s workshop plays a crucial role in creating useful products and raising public awareness and consciousness regarding environmental issues.

DYVO’s work is spearheaded by a fantastic team of individuals dedicated to cooperation and making a difference. Despite the limited institutional support and public mindset regarding environmental pollution, these young individuals are making remarkable efforts to educate, inform, entertain, and engage citizens.

I encourage you to follow DYVO on social media platforms such as Instagram and Facebook under the name @dyvolab to stay updated on their work and campaigns. Additionally, you can learn more about their initiatives and purchase recycled products through their website at www.dyvolab.com.

Support us!

Damit wir noch besser werden