(Englische-Übersetzung weiter unten im Text)
Shumë shpesh kur e shoh veten në pasqyrë, filloj dhe e analizoj trupin tim. Lehtë identifikoj gjëra që nuk më pëlqejnë rreth trupit tim: gjatësia, forma e hundës time, gishtërinjtë, trashësia, ajo… kjo… E kam shumë më të lehtë të listoj gjithçka që nuk më pëlqen te trupi im se sa elementet që më pëlqejnë. Kjo është një ‘luftë’ e vazhdueshme e imja me trupin tim, e ndezuar edhe nga pritshmëritë shoqërore, ‘body-shaming’, komentet e panevojshme të njerëzve etj.
Relacioni me trupin është gjithmonë çështje komplekse. Trupi shpesh i shërben pritshmërive dhe normave shoqërore duke u krahasuar vazhdimisht me idealin e bukurisë dhe të trupit. Nuk ka rëndësi se sa të edukuar jemi mbi këtë fenomen, prapë e gjejmë vetëm si ‘viktimë’ të komplekseve me trupin tonë.
Vazhdimisht ne ekspozohemi ndaj ‘trupave të bukur’. Reklamat në masmedia, ‘billboards’ nëpër rrugë, dyqane të ndryshme dhe pothuajse në çdo vend jemi të ekspozuar ndaj një standardi të bukurisë, ndaj trupit të përsosur. Ndonëse këto janë rezultate të normave shoqërore dhe standardizimit të bukurisë me qëllim të profitit, promovimi ndaj këtyre idealeve shpesh dehumanzon çdo trup dhe lloj të bukurisë tjetër dhe rrjedhimisht ndikon në shëndetin tonë mendor.
Kohëve të fundit është e dukshme që kam shtuar disa kilogramë. Unë për vete jam rehat me këta kilogramët “e tepërt” sepse vazhdoj të jem po aq aktiv fizikisht sa kam qenë pa ta. Gjithsesi, nuk mund ta mohoj ‘luftën e mendimeve të mia’; në njërën anë nuk dua të jem pre e standardit të bukurisë dhe dua të jem rehat me trupin tim sido që të jetë; kurse në anën tjetër, ekziston një dëshirë për ta pasë një trup më të formësuar, më atraktiv më afër standardit të bukurisë etj.
Gjithsesi, gjatë këtyre muajve të fundit, kam marr shumë komente të ndryshme në lidhje me dukjen time. Është shumë interesante se si në sekondat e parë të bisedës me miqtë apo familjarët, pothuajse shumica e tyre e komentojnë shtimin e peshës sime. Fatkeqsisht, ky komentim kryesisht shoqërohet me mimika të fytyrës që disi simbolizojnë irritimin, të keqen, mëshirën.
Komente të tilla ndikojnë direkt në shëndetin tonë mendor. Ndonesë unë jam i vetdijshëm për shtimin e peshës sepse e shoh veten në pasqyrë, prapë çdo koment i tillë më bën të ndihem keq dhe të shëmtuar. Në kontekstin tonë kulturor, komente të tilla rreth trupit apo shtimit të peshës nënkuptohen si formë e shprehjes së dashurisë dhe kujdesit. Por, përkundër qëllimit të mirë, duhet të kemi shumë kujdes kur flasim për çështje të tilla.
Fillimisht, këto komente më janë bërë kryesisht në hapësira publike apo para personave të tjerë. Madje, më janë bërë edhe gjatë darkës për festat e fundvitit; për disa minuta rresht temë kryesore e diskutimit ishte trupi im dhe se si humbja e peshës do të më bënte më të bukur dhe më atraktiv.
Konsideroj që edhe nëse dikush e sheh të arsyeshme që të të flas e ndërgjegjësojë për ndryshimin eventual në trupin tënd, ata duhet të gjejnë një moment dhe vend të përshtatshëm dhe të gjejë një gjuhë dhe çasje miqësore.
Së dyti, nuk ka kuptim që dikush të bëjë komente të tilla për gjëra që nuk ndryshohen menjëherë. Nëse takoheni me dikë në rrugë dhe bashkë po shkoni në kinema, nuk duhet që të komentoni peshën e tyre sepse ajo nuk është diçka që mund ta ndryshojë menjëherë. Përkundrazi, ai koment do t’i mbetet në mendje gjatë gjithë kohës dhe patjetër do të ndikojë në disponimin e tyre.
Pra, ju mund të bëni një koment në lidhje me shallën nëse nuk është e rregulluar mirë apo me ndonjë detaj të veshjes, diçka të ndryshueshme aty për aty. Por, jo në lidhje me peshën apo trupin.
Ndryshimi i peshës, me vullnetin dhe nismën individuale por me raste edhe inkurajimit të të tjerëve, është proces që kërkon kohë dhe angazhim. Andaj, njerëzit afër nesh duhet të jenë të vetdijshëm për këtë proces dhe të ndihmojnë gradualisht.
Komente të tilla në bëjnë edhe më të vetdijshëm për trupin tonë dhe kjo ndikon në mënyrën se si ne e shohim veten dhë në mendimet e tona rreth përcëptimeve të të tjerëve. Rrjedhimisht, kjo shpie në probleme me shëndëtin mendor, izolimin, mendimet negative për veten, tërheqjen nga dalja në takime etj. Ka shumè arsye pse dikush mund tè shtojè apo tè humb peshè. Ka shumè arsye, po ashtu, qè dikush nuk ndihet rehat me kèto ndryshime apo me trupin e tyre në pëgjithèsi. Ngjashëm, askush nuk ka e ka detyrim ndryshimin e trupit karshi pritshmèrive tona.
Andaj, është e rëndësishme që të kursehemi nga këto komente apo ndaj çfarëdo komenti me trupin e dikujt nëse ata nuk e fillojnë këtë diskutim të parët. Pra, mos komentoni as shtimin e as humbjen e peshës, as çkado tjetër në lidhje me trupin.
Validiteti i trupit nuk duhet të varet nga standardet e bukurisë. Secila formë e trupit është unike në vete. Secila pasiguri që e kemi në trupin tonë është si rezultat i mendimeve tona për përceptimet e të tjerëve ndaj neve. Secili trup është i bukur në mënyrën e vet. Secili trup e ka historinë e vet, hijeshinë e vet, detajet e veta që ia shtojnë veçantinë.
The relationship with the body is always a complex matter. The body often conforms to expectations and societal norms, perpetually measuring itself against the ideals of beauty and the perfect physique. Despite our level of awareness regarding this phenomenon, we still find ourselves as «victims» of our body insecurities.
We are consistently bombarded by images of «beautiful bodies.» Advertisements in mass media, billboards on the streets, various shops, and nearly every corner expose us to a standardized notion of beauty, to the flawless body. While these standards are shaped by societal norms and driven by profit, the promotion of these ideals often dehumanizes diverse body types and alternative forms of beauty, thereby affecting our mental health.
Recently, it’s become evident that I have gained some weight. Personally, I feel at ease with these «extra» kilograms as I maintain the same level of physical activity as before. Nevertheless, I cannot ignore the conflicting thoughts. On one hand, I resist conforming to the beauty standard and aim to embrace my body as it is. On the other hand, there exists a desire for a more toned and conventionally attractive physique, closer to the beauty standard, creating a dichotomy of perspectives.
However, over the past few months, I’ve received various comments about my appearance. It’s intriguing how, within the initial moments of a conversation with friends or family, most of them remark on my weight gain. Unfortunately, these comments are often accompanied by facial expressions that seem to convey irritation, negativity, or even pity.
Such remarks directly impact our mental well-being. Despite my awareness of the weight gain from my own reflection in the mirror, each comment tends to make me feel undesirable and unattractive. In our cultural context, comments about the body or weight gain are often intended as expressions of love and care. However, despite these good intentions, it’s crucial to approach discussions on such matters with great care.
Initially, these comments are primarily made in public spaces or in the presence of others. They have even occurred during holiday dinners, where the main topic of discussion for several minutes straight was my body and how losing weight would purportedly enhance my beauty and attractiveness.
I believe that if someone deems it necessary to discuss and bring attention to a potential change in your body, they should choose an appropriate moment and setting and adopt a friendly language and approach.
Secondly, it is senseless for someone to make comments about things that cannot be changed immediately. If you meet someone on the street and you are heading to the cinema together, commenting on their weight is inappropriate as it cannot be changed instantly. Such comments are likely to linger in their mind and undoubtedly impact their mood. Therefore, it’s more considerate to remark on something changeable at that moment, like their scarf if it’s not well-adjusted or some detail in their clothing, rather than commenting on weight or the body.
Weight change, driven by individual willpower and initiative, and sometimes with the encouragement of others, is a gradual process that demands time and commitment. Therefore, those close to us should be mindful of this process and offer support over time.
Such comments heighten our awareness of our bodies and shape our self-perception, influencing thoughts about how others perceive us. Consequently, this can lead to mental health issues, isolation, negative self-image, withdrawal from social gatherings, from dating, and more. People may have various reasons for wanting to gain or lose weight, and similarly, many reasons why they may not feel comfortable with these changes or with their bodies in general. It’s essential to recognize that no one is obligated to conform to their body to meet others‘ expectations.
Therefore, it is crucial to abstain from making comments about someone’s body, especially if they have not initiated a discussion on the topic. Refrain from commenting on weight gain or loss or any other aspect related to the body.
The worth of a body should not be contingent upon beauty standards. Each body shape is inherently unique. Every insecurity we harbor about our bodies is a reflection of our thoughts regarding others‘ perceptions of us. Each body possesses its own beauty, history and details that contribute to its uniqueness.
My body is not only mine
My body
Yes, my own body
5’7 feet tall, and just about 80 kg with no clothes on
it’s not only mine.
In truth, my body has not been only mine thenceforth the day I was born,
when the village’s tapan was torn once what’s in between my legs was known.
My body has not been only mine,
not even when the slaps policed my behaviour as a spoiled 4-years boy.
Nor as 7 years old, when a piece of flesh from my body,
with Qur’an permission, but not mine
was gone.
My body has not been only mine,
not even when my classmates scoffed at me for my hands constantly twirling in the air
nor when the neighbourhood kids made me cry when my moustache had taken root once I turned 12.
My body has not been only mine nor even when I was 16 years old,
when the woods turned green on my legs, which
I covered with long trousers even during the African heat.
Ownership over my body have I not had
even when I first tasted my body
masturbating with my illusions of a boy at school,
Illusions that made me hate myself.
My body has not been only mine
even when the stretch marks covered it,
have they covered me in shame
thinking foolishly they belonged to pregnant women only back then.
My body has not been only mine
it belonged to the baggy clothes I bought at German stores
their design did not matter, as long as my belly fat looked flatter.
My body is not only mine,
it is of every kind of razor I gave power to,
power to shave my body hair,
as beauty and neatness to me were antonyms of hair.
Ownership over my body have I not had
even when in front of mirrors for hours have I stared
thinking of plastic surgeries have I had the money in Turkey to be,
from my nose that I arched when became one with the wall
to my jaw that I possibly deviated by the never-ending words that come out my mouth,
to lastly my long forehead and my fingers that look like sticks.
Ownership over my body have I not had
when just because of a tattoo
a junkie my cousins associated me to
nor even when my nose, got pierced
despite it grew roots only in my own business.
My body has not been only mine
when it transformed into the last stop of men’s pleasure,
men of different ages, races and ethnicities, different shapes and sizes.
My body has not been only mine
not even when I dreamed of having the six-pack of men online,
nor when I craved validation of being attractive
amid comments of homosexual men.
My body has not been only mine
when it grew apart from beauty standards
nor when the dietary recipes occupied the first drawer in my room.
Ownership over my body have I not have presently either
when I’m exposed to the “pretty bodies” in every medium, social network and ad.
My body is not only mine
it is of every event, human, feeling it traversed through, for them and with them.
My body is not entirely mine even today.
I am en route to learn how to love this body
accept it as it is and humanize it, but
I will never give up
Not even when savages tell me how they’d kill and torture me,
just because of loving a man.
17. Januar 2024