Logo Akutmag
Icon Suche

Simbiozë identitetesh; myslimane dhe LGBTIQ+

In the last few years, Muslim LGBTIQ+ individuals have become increasingly visible in various social arenas, including the media. However, this heightened visibility has also sparked strong resistance from some segments of the Muslim community and other groups.

Von Agon Rexhepi

(Englische-Übersetzung weiter unten im Text)

Gjatë viteve të fundit mund të vërehet një rritje e dukshmërisë të personave LGBTIQ+ mysliman, kryesisht në media, por edhe në instanca të tjera shoqërore. Megjithatë, kjo rritje e nivelit të dukshmërisë ka shpërfaqur edhe një rezistencë agresive nga komuniteti mysliman dhe të tjerë. Diskriminimi, shtypja, dhuna, stigma, kërcënimet dhe ofendimet e shumta drejtuar myslimanë LGBTIQ+ janë disa prej shkaktarëve që vështirësojnë simbiozën mes këtyre dy pikave të identitetit; të qenurit mysliman dhe person LGBTIQ+. 

Përkundër kësaj dhune homofobike dhe me raste islamofobe, personat që identifikohen si mysliman dhe persona LGBTIQ+ kanë gjetur mënyra të manifestimit dhe të paqes me identitetin e tyre. Disa prej tyre e mbajnë të fshehur bashkëbanimin e këtyre dy atributeve, pra të qenurit mysliman dhe person queer; disa prej tyre gjejnë mbështetje dhe pranueshmëri në disa komunitete alternative, qofshin ato myslimane apo LGBTIQ+. Mbi të gjitha, të qenurit mysliman LGBTIQ+ është padyshim një eksperiencë komplekse dhe një fushëbetejë e përplasjeve ideologjike dhe jo vetëm.

Ngjashëm mendon edhe Amelia*, një vajzë 23 vjeçare nga Kosova. Amelia* identifikohert si panseksuale dhe myslimane. Ndonëse thotë se nuk i pëlqejnë etiketat dhe ka pasur prirje dhe më shumë histori me vajza, ajo prapë beson se seksualiteti është fluid, dhe rrjedhimisht ajo identifikohet si panseksuale. Po ashtu, Amelia është myslimane dhe praktikuese e fees. Ajo u rrit në një familje myslimane dhe qysh prej kur ka qenë fëmijë, ka qenë e interesuar në fenë islame, në xhamitë, në namazin (praktika e faljes) etj. 

Kur filloi të kuptonte më shumë seksualitetin e vet, ajo filloi të kishte dyshime në mundësinë e të qenurit myslimane dhe një vajzë lezbike. Për të, pranimi i vetes si një vajzë lezbike myslimane ishte një proces i gjatë dhe i mbushur me shumë sfida, ndjenja të braktisjes nga Perëndia etj. Përkundër kësaj, ajo e gjeti paqen e brendshme duke e manifestuar veten si të dyja; një vajzë që pëlqen vajzat dhe një vajzë që e adhuron Allahun. Amelia i takon sufizmit, një sekt mistik islam, i cili fokusohet në shpirtëroren. Ajo është një person mjaft spiritual, e cila beson në shumë praktika të energjisë dhe paqes shpirtërore. Gjithsesi, Amelia e gjen paqen e saj shpirtërore më të lartë kur të falet (praktikë islame e lutjes). Ajo thotë se përmes përkuljes në sexhade (material mbi të cilin luten myslimanët) ndihet më e afërt me veten, me energjinë pozitive dhe më së shumti me Allahun. Po ashtu, ajo thotë se hijabi (veshja e grave myslimane) 

është praktikë që ju mundëson grave të lidhen me shpirtin dhe jo me trupin ose mënyrën se si duken, por atë çka ndjejnë dhe çka janë brenda.

Islami, respektivisht libri i shenjtë i Kur’anit i përkthyer në shumë gjuhë të botës, sipas shumicës së interpretuesve myslimanë, ndalon homoseksualitetin, kryesisht duke iu referuar popullit të Lutit (Kur’an 4:16; Kur’an 7:80-83; Kur’an 26:165-173 etj.) Ngjashëm thuhet edhe në shumë hadithe dhe interpretime nga mendimtarë myslimanë. 

Gjithsesi, narrativa tjetër beson se krejt kjo është keqinterpretim dhe përkthim i gabuar i fjalëve të Muhamedit s.a.v.s (i dërguari i fundit i Allahut sipas Islamit) dhe fjalëve të Allahut. Disa mendimtarë dhe njohës së Islamit besojnë që dënimi ndaj popullit të Lutit ishte pedofilia dhe përdhunimi dhe jo domosdoshmërisht homoseksualiteti. 

Diskutimet mbi këtë çashtje janë ende mjaft tabu, të ndjeshme dhe kundërshtuese. Megjithatë, Amelia beson se krejt kjo është keqinterpretim sepse “Zoti nuk mund të mos i dojë krijesat e Tij”, shprehet ajo. Ndër të tjera, Amelia beson se relacioni i një individi me Zotin është shumë privat dhe një lidhje e veçcantë që nuk duhet të gjykohet nga të tjerët. Ajo thotë se kur gjykojmë të tjerët nënkupton që po marrim “vendin e Zotit” sepse vetëm Ai gjykon. Në islam, supozohet që ai është një ndër mëkatet më të mëdha; t’i bësh shok Zotit.” Andaj, sipas saj, njerëzit nuk duhet të ndërhyjnë në relacionin e saj me Zotin. Po ashtu, Amelia thotë se edhe nëse homoseksualiteti do të ishte mëkat, të gjithë njerëzit bëjnë mëkate dhe “mëkati” i saj nuk duhet të jetë diçka që atë e ekspozon ndaj dhunës, diskriminimit, shtypjes etj. Ndër të tjera, Amelia beson se urrejtja vjen nga njerëzit që kanë probleme të pazgjidhura me veten dhe kanë pasiguri. 

“Mua më pëlqen të falem, të agjëroj dhe të praktikoj fenë Islame. Zoti është gjithçka dhe e shoh Atë në gjithçka që bëj. Besoj që çdo gjallesë e Allahut është një engjëll”- shprehet ajo. 

Amelia ndjehet shumë e pranur brenda komunitetit LGBTIQ+. Përkundër që ka edhe persona LGBTIQ+ që nuk besojnë se këto ty identitete mund të mishërohen, Amelia ndjehet mjaft e pranuar brenda komunitetit LGBTIQ+. Ajo thotë se personat LGBTIQ+ janë “njerëzit më të mirë, më të pranueshëm sepse kanë pasë histori të vështirë me pranimin e vetes dhe të të ndjerit të pranuar në shoqëri”.

Megjithatë, Amelia nuk ndihet e mikpritur brenda komunitetit mysliman. Ajo thotë se kur sheh gra me mbulesë myslimane në rrugë, ndonëse do t’i përshëndet, ajo zakonisht ndihet inferiore dhe ka frikë se do të gjykohet për shkak që “mëkatët e saja” janë publike. Ndër të tjera, 

ajo thotë që ka frikë të shkojë në ndonjë xhami apo aktivitet të komunitetit mysliman. Frika e saj më e madhe është urrejtja, thirrja për sulm ndaj personave LGBTIQ+, ofendimet dhe përjashtimi.

Amelia është praktikuese dhe me mbarimin e muajit të Ramazanit, ajo mezi po e pret festën e Bajramit. Përkundër që nuk e pëlqen bakllavën (ushqimin tradicional për festën e Bajramit), ajo thotë se është e lumtur t’i mikpret njerëzit në shtëpinë e saj për këtë festë me shumë dashuri, sheqerpare (ëmbëlsirë) dhe trileqe (ëmbëlsirë).

Amelia bën thirrje për dashuri, për pranueshmëri më të madhe dhe për një vend më paqësor. “Dua që personat LGBTIQ+ t’ia rikujtojnë vetës dhe janë shpresa në këtë vend të mbushur me urrejtje. Është ‘diçka’ më e madhe dhe perfekte që na krijuar neve për të riforcuar dashurinë. Dijeni që jeni të dashur dhe të pranuar ashtu siç jeni!”-shprehet ajo e emocionuar. 

Po ashtu, ajo rreket të ftojë praktikuesit myslimanë që “vetëm Zoti na gjykon. Unë respektoj të gjithë dhe dua të ndihem e respektuar”. Kurse, për personat LGBTIQ+ mysliman ajo thotë se “Zoti është më i afërt me ta se sa ata që mendojnë. Nuk duhet kurrë të jeni në mëdyshje sepse Zoti sprovon ata që i do. Duajeni veten sepse asgjë nuk është gabim me atë që jeni. Përhajër Bajrami”.

Sqarime:

*Amelia është emër fiktiv i personazhit. Personi i intervistuar dëshiron që ta mbajë anonim identitetin e vet. Rrjedhimisht, emri është fiktiv, ndërsa të gjitha të dhënat e tjera janë të vërteta dhe nuk e identifikojnë domosdoshmërisht personazhin.
**Përkundër që e kuptoj ndjeshmërinë e çështjes, qëllimi i këtij shkrimi nuk është i keq; qëllimi është pasqyrimi i përvojës së një vajze queer dhe myslimane. Ndonëse në shkrim mund të ketë nuanca të subjektivitetit të moderuar, kam tentuar të përdor një çasjë sa më miqësore dhe gjithëpërfshirëse.
***Shkrimi në fjalë është përgjegjësi e autorit dhe nuk paraqet domosdoshmërisht qëndrimet e akut.

In the last few years, Muslim LGBTIQ+ individuals have become increasingly visible in various social arenas, including the media. However, this heightened visibility has also sparked strong resistance from some segments of the Muslim community and other groups. LGBTIQ+ Muslims face various forms of discrimination, oppression, violence, stigma, threats, and insults, which create significant challenges for these individuals in reconciling their Muslim and queer identities.

Despite the pervasive homophobia and Islamophobia, many LGBTIQ+ Muslims have found ways to express themselves and come to terms with their identity. Some choose to conceal their dual identity as Muslims and queer individuals, while others seek out support and acceptance from alternative communities, whether Muslim or LGBTIQ+. Nonetheless, being an LGBTIQ+ Muslim is an inherently complex experience fraught with ideological conflicts and struggles.

For example, Amelia, a 23-year-old from Kosovo, identifies as pansexual and Muslim. Although she is not fond of labels, she recognizes the fluidity of sexuality and chooses to identify as pansexual. Additionally, Amelia is a practicing Muslim who grew up in a Muslim household and has always been drawn to the Islamic faith, including mosques, prayer, and other aspects of the religion.

As Amelia began to explore her sexuality, she became increasingly uncertain about whether it was possible to be both a Muslim and a homosexual girl. Accepting herself as a lesbian Muslim was a long and challenging process for her, which included feelings of abandonment by God and numerous other hurdles. Nevertheless, Amelia ultimately found inner peace by embracing both identities, as a girl who loves girls and a girl who worships Allah. As a member of the Sufi sect of Islam, Amelia places great importance on spirituality, and she believes in various practices of energy and inner peace. For her, prayer (the Islamic practice of prayer) is particularly important, and she feels closest to herself, positive energy, and Allah when she bows on the sajjad (the material on which Muslims pray). Amelia also values the hijab (the dress of Muslim women) as a way for women to connect with their souls, rather than focusing on their physical appearance.

Although most Muslim interpreters believe that the Qur’an forbids homosexuality, citing the story of Lut’s people (Qur’an 4:16; Qur’an 7:80-83; Qur’an 26:165-173, among others), some Islamic scholars and thinkers argue that this interpretation is a misinterpretation and mistranslation of Muhammad’s (peace be upon him) and Allah’s words. These scholars suggest that the punishment for Lut’s people was related to pedophilia and rape, rather than homosexuality. As such, there are differing interpretations of the relationship between Islam and homosexuality, with some Muslims believing that it is possible to reconcile both identities, while others maintain that homosexuality is incompatible with the Islamic faith.

The issue of reconciling Islam and homosexuality is a contentious and sensitive topic. However, Amelia believes that many interpretations of Islam condemn homosexuality based on misinterpretation and mistranslation. She strongly believes that her relationship with God is private and that only He has the right to judge her. For her, the hate and discrimination directed towards LGBTIQ+ Muslims stem from people’s unresolved issues and insecurities. Despite the challenges, Amelia finds peace in her faith and sees God in everything she does, including her sexuality.

Amelia also finds acceptance within the LGBTIQ+ community. She believes that the struggles faced by LGBTIQ+ people to accept themselves and be accepted by society make them some of the best, most accepting people. While the coexistence of being a Muslim and a queer person remains a complex experience, Amelia has found ways to embrace both identities and live an authentic life.

However, Amelia does not feel welcome within the Muslim community. She says that when she sees women wearing Muslim veils on the street, although she will greet them, she usually feels inferior and fears that she will be judged because her «sins» are public. Among others, she says she is afraid to go to any mosque or activity of the Muslim community. Her biggest fear is hatred, calls for attacks on LGBTIQ+ people, insults, and exclusion.

Amelia, a Muslim practitioner, is eagerly looking forward to Eid after the end of the month of Ramadan. Even though she doesn’t like the traditional food of baklava, she is happy to welcome people to her home with lots of love, including «sheqerpare» and «trileqe» sweets.

Amelia is calling for more love, greater acceptance, and a more peaceful society. She wants LGBTIQ+ individuals to know that they are a beacon of hope in a country filled with hate and that they are loved and accepted for who they are by a higher power. Amelia also wants to remind fellow Muslim practitioners that it is only God who judges us, and she respects everyone and hopes for mutual respect in return. To Muslim LGBTIQ+ people, Amelia says that they should never doubt themselves because God is closer to them than they think, and that they should love themselves because there is nothing wrong with who they are. Amelia wishes everyone, Eid Mubarak.

Disclaimer:

*It should be noted that the name Amelia is fictitious to protect the anonymity of the interviewee and that the article reflects the experiences of a queer Muslim individual.
**While the article may contain some subjective elements, the author has attempted to be as inclusive and friendly as possible, and the opinions expressed do not necessarily reflect those of aku
t.

22. April 2023

Support us!

Damit wir noch besser werden