(Englische-Übersetzung weiter unten im Text)
Teatri, si një ndër format më antike të artit dhe të manifestimti publik, ka rëndësi të jashtëzakonshme përtej kohës. Fuqia e shfaqjeve teatrale, veçanërisht kur ato përçojnë mesazhe sociale duke pasqyruar realitetin, është ogur i rëndësishëm i diskutimit publik dhe ndryshimeve shoqërore.
Qysh prej vitit 1989, klubi i teatrit rom „Nexhip Menekshe“, krijuar nga organizazta „Durmish Aslano“ ka përdorur teatrit për të trajtuar çështje të ndryshme shoqërore. Perdet e skenës teatrale kanë qenë dritarja e një botë që vlerëson kulturën rome, identitetin rom dhe trashëgiminë e pasur të romëve në shoqërinë tonë.
Romët, grup etnik në Kosovë, si rrjedhojë e shtypjes sistemike, shpesh kanë qenë të privuar nga hapësirat publike, nga arti, nga e përbashkëta. Rrjedhimisht, shfaqjet teatrale të këtij klubi rom janë tejet të rëndësishme për të treguar një anë tjetër të medaljes: realitetin e qytetarëve rom. Këto shfaqje, të cilat trajtojnë histori të ndryshme të komunitetit në fjalë, ngërthejnë në vete shumë të mira: hapin rrugë për dialog dhe për edukim e sensibilizim mbi pasurinë e diversitetit kulturor duke na bërë të notojmë nëpër përjetimet e atyre që janë në mesin tonë, janë mes nesh, janë ne. Po ashtu, ato na ftojnë të reflektojmë mbi atë që e marrim si të mirëqenë, mbi atë që ekziston por ndoshta edhe nuk e shohim meqë jemi të zhytur në privilegjet tona si komunitetit etnik shumicë.
“Hijet” është një ndër shfaqjet e fundit të klubit, e cila bëri shumë përshtypje dhe jehonë për shkak të fuqisë që ajo kishte. Fatmiri, aktori kryesor i shfaqjes, përmes aktrimit të pashoq dhe tejet emocionues, riktheu në kujtimin tonë përjetimet e romëve gjatë Holokaustit, si një ndër grupet më të dëmtuara dhe të shënjestrua të gjenocidit dhe spastrimit etnik.
“Ai nuk i lajti duartë me sapun. Solli një reflektim të thellë mbi kujtesën historike dhe përgjegjësinë e sotme që i kemi për t’i luftuar sfidat tona” kujton Sejnur Veshall, drejtori artistic I klubit „Nexhip Menekshe“.
Si pjesë e shfaqjes, Fatmiri u dha një sapunë audiencës duke simbolizuar familjen e tij me këtë sapunë si ilustrim figurativ i zhdukjes së romëve gjatë Holokaustit dhe gjenocidit të kryer ndaj tyre. Ky sapunë iu dha edhe kryeministrit të Republikës së Kosovoës, Albin Kurtit. I cili, siq rrëfen edhe Sejnuri, nuk i lau duartë me këtë sapunë. Krejt kjo ndodhi si simbolikë për të thirrur në përgjegjësinë kolektive që e kemi për të sfiduar sistemet që shtypin njerëzit, respektivisht qytetarët romë.
Ekipi i Teatrit rom „Nexhip Menekshe“ është një kombinim i diversitetit të talenteve dhe përvojave në fushën e artit, aktivizmit shoqëror, edukimit, dhe diplomacisë. Pikërisht ky diversitet veçse e pasuron edhe më shumë shpirtin artistik dhe trashëgiminë e tij. Pjesë e këtij ekipi janë:
Melisa Menekshe- aktiviste dhe infermiere e diplomuar. Ajo është pjesë e rëndësishme e ekipit për angazhimin dhe ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe shëndetësore.
Shenoll Qylanxhi-fotograf/kameraman, i njohur si një aktor i shquar në komedi. Dokumentimi i artit rom nga ana e tij është magjik.
Gynesh Veshall-aktiviste e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Pjesë e teatrit qysh nga klasa e parë dhe një aktore tejet e talentuar.
Fatmir Menekshe- aktor dhe drejtor i ojq „Durmish Aslano“. Ai përkujdeset për përkthimin e shfaqjeve në gjuhën rome dhe si një profesionist i përfshirë në teatër për 20 vite, Fatmiri është vlerë e shtuar e produksionit teatral dhe jo vetëm.
Sejnur Veshall-drejtor artistik i Teatrit „Nexhip Menekshe“ dhe idiplomuar në Psikologji. Angazhimi i tij në politikëbërje, qoftë si politikan apo aktivist, kontribuon në profesionalizmin e klubit teatral dhe të ardhmes së tij.
Benjamin Menekshe- i diplomuar në Komunikimin masiv/Produksion dhe student i dramaturgjisë. Ai kujdeset për aspektin multimedial dhe online të teatrit.
Gjynejt Kallo- student i edukimit në gjuhën turke dhe redactor në radion „Romanoi Avaozo“. Kontributi i tij shton në komunikimin dhe konceptualizimin e mesazheve të klubit.
Shfaqja e fundit, „Funny Money“ një komedi e mrekullueshme teatrale, morri nga publiku shumë duartrokitje e të qeshura. Suksesi i kësaj shfaqjeje, por edhe i të tjerave, është rezultat i punës së zellshme të aktorëve e aktoreve të klubit. Ata punojnë pa ndalur dhe me pasion për të realizuar me sukses synimin e tyre: për të fuqizuar komunitetin e tyre përmes artit.
“Si artistë, për ne është shumë e rëndësishme të transmetojmë mesazhe të thella dhe të ndjeshme për audiencën tonë. Ne synojmë të nxisim ndërgjegjësimin dhe kuptimin e mëtejshëm të historive dhe realitetit të komunitetit rom në të gjitha aspektet e tyre, duke përfshirë sfidat, sukseset, dhe trashëgiminë e tyre kulturore. Përmes artit tonë, ne kërkojmë të ndikojmë pozitivisht në perceptimet dhe sjelljet e njerëzve, duke promovuar tolerancën, bashkëpunimin dhe respektin për diversitetin kulturor dhe shoqëror.” – shtoi drejtori artistik, Sejnur Veshall.
Sipas tij, arti (teatral) është “një mjet shumë i fuqishëm i ruajtjes, dokumentimit dhe ngritjes së vetëdijes rreth trashëgimisë së kulturës rome, duke përfshirë edhe forma të tjera të artit si poezia, piktura dhe muzika, etj.”
Sejnuri po ashtu thekson rëndësinë që këto shfaqje e kanë për të dokumentuar sfidat dhe problemet e romëve në Kosovë dhe se si ky dokumentim artisik ndërton ura të bashkëpunimit mes qytetarëve pavarësisht etnisë së tyre. Ndër të tjera, ai potencon se teatri rom ndikon edhe në ndërrimin e imazhit për romët duke luftuar stereotipet e ngulfatura në racizëm dhe ksenofobi.
“Shfaqjet ndikojnë në rritjen e tolerancës dhe respektit. Ne krijojmë art për të gjithë dhe të gjithë mund të bashkëndjejnë në një mënyrë apo tjetër. Po synojmë të jemi zëri i atyrë që s’kanë zë dhe bashkarisht, përmes teatrit, dramës dhe komedisë, të krijojmë një realitet më gjithëpërfshiërs” shtoi ai.
Puna e klubit të teatrit rom është frymëzuese dhe plot shpresë për një të ardhme më të mirë. Ata janë katalizatorë tejet themeluer në krijimin e një frymë më diverse , e cila ndërtohet mbi pasurinë kulturore dhe artistike.
„Nexhip Menekshe“ do të vazhdojë të punojë në prodhimin e shfaqjeve teatrale dhe ju fton për të udhëtuar bashkë me ta në botën e tyrë plot ngjyra dhe emocione që domosdoshmërishtë do të lëshojnë rrënjë te ju.
–
Theater, as one of the most ancient forms of art and public manifestation, has extraordinary importance beyond time. The power of theatrical performances, especially when they convey social messages by reflecting reality, is an important harbinger of public discussion and social change.
Since 1989, the Roma theater club „Nexhip Menekshe“, created by the „Durmish Aslano“ organization, has used theater to address various social issues. The theater stage curtains have been the window to a world that values Roma culture, Roma identity, and the rich heritage of Roma in our society.
The Roma, an ethnic group in Kosovo, as a result of systemic oppression, have often been deprived of public spaces, of art, of the common. Consequently, the theatrical performances of this Roma club are very important to show another side of the coin: the reality of Roma citizens. These shows, which deal with different stories of the community in question, contain a lot of good: they open the way for dialogue and for education and awareness about the richness of cultural diversity by making us swim through the experiences of those among us; they are among us, they are us. Also, they invite us to reflect on what we take for granted and on what exists, but perhaps we don’t see it as we are immersed in our privileges as the majority ethnic community.
„Shadows“ is one of the last shows of the club, which made a lot of impressions and resonated because of the power it had. Fatmiri, the main actor of the show, through unparalleled and very emotional acting, brought back to our memory the experiences of the Roma during the Holocaust, as one of the most damaged and targeted groups of genocide and ethnic cleansing.
„He didn’t wash his hands with soap. It brought a deep reflection on historical memory and today’s responsibility that we have to fight our challenges,“ recalls Sejnur Veshall, the artistic director of the „Nexhip Meneshke“ club.
As part of the show, Fatmiri gave a bar of soap to the audience, symbolizing his family with this bar of soap as a figurative illustration of the disappearance of the Roma during the Holocaust and the genocide committed against them. This soap was also given to the Prime Minister of the Republic of Kosovo, Albin Kurti. Who, as Sejnuri also confesses, did not wash his hands with this soap? All this happened as a symbol to call on the collective responsibility we have to challenge the systems that oppress people, namely Roma citizens.
The team of the Roma Theater „Nexhip Menekshe“ is a combination of a diversity of talents and experiences in the fields of art, social activism, education, and diplomacy. This very diversity enriches his artistic spirit and heritage even more. Part of this team are:
Melisa Menekshe is an activist and graduate nurse. She is an important part of the team for engagement and awareness about social and health issues.
Shenoll Qylanxhi, a photographer and cameraman, is known as an outstanding actor in comedy. His documentation of Roma art is magical.
Gynesh Veshall, an activist, graduated in English language and literature. She has been in the theater since the first grade and is a very talented actress.
Fatmir Menekshe is an actor and director of the „Durmish Aslano“ theater. He takes care of the translation of performances in the Romani language, and as a professional involved in theater for 20 years, Fatmiri is an added value of the theater production, not only.
Sejnur Veshall is the artistic director of „Nexhip Menekshe“ Theater and graduated in Psychology. His involvement in policymaking, whether as a politician or an activist, contributes to the professionalism of the theater club and its future.
Benjamin Menekshe- graduated in Mass Communication/Production and Dramaturgy student. He takes care of the multimedia and online aspects of the theater.
Gjynejt Kallo is a student of education in the Turkish language and editor at the radio station „Romanoi Avaozo“. His contribution adds to the communication and conceptualization of the club’s messages.
The last show, „Funny Money“ a wonderful theatrical comedy, received a lot of applause and laughter from the audience. The success of this show, as well as others, is the result of the hard work of the club’s actors and actresses. They work tirelessly and passionately to successfully realize their goal: to empower their community through art.
„As artists, it is very important for us to transmit deep and sensitive messages to our audience. We aim to promote awareness and further understanding of the stories and realities of the Roma community in all their aspects, including their challenges, successes, and cultural heritage. Through our art, we seek to positively influence people’s perceptions and behaviors, promoting tolerance, cooperation, and respect for cultural and social diversity.“ – added the artistic director, Sejnur Veshall.
According to him, art (theatrical) is „a very powerful means of preserving, documenting, and raising awareness about the heritage of Roma culture, including other forms of art such as poetry, painting, music, etc.“
Sejnuri also emphasizes the importance of these shows to document the challenges and problems of the Roma in Kosovo and how this artistic documentation builds bridges of cooperation between citizens regardless of their ethnicity. Among other things, he points out that the Roma theater also affects the change in the image of the Roma by fighting stereotypes rooted in racism and xenophobia.
„The shows influence an increase in tolerance and respect. We create art for everyone, and everyone can relate in one way or another. We are aiming to be the voice of those who have no voice, and together, through theater, drama, and comedy, we can create a more inclusive reality,“ he added.
The work of the Roma theater club is inspiring and full of hope for a better future. They are very fundamental catalysts in the creation of a more diverse spirit that is built on cultural and artistic wealth.
„Nexhip Menekshe“ will continue to work in the production of theatrical performances and invites you to travel with them in their world full of colors and emotions that will necessarily take root in you.
15. April 2024