Logo Akutmag
Icon Suche

Prishtina’s Stray Dogs

"There are many stray dogs in Pristina" is one of the phrases that has been mostly said to me recently by foreign friends. It is easily noticeable that in Kosovo, but especially in Pristina, the city streets are often filled with stray dogs. This phenomenon does not stem from the great love we have for dogs. Also, the interaction of citizens with dogs is quite complex in itself.

Von Agon Rexhepi

(Englische-Übersetzung weiter unten im Text)

“Ka shumë qen endacak në Prishtinë” është një ndër fjalitë që më së shumti më është thënë kohëve të fundit nga miqtë e huaj.

Është lehtë e evidentueshme që në Kosovë, por sidomos në Prishtinë, rrugët e qytetit shpesh janë të mbushura me qen endacak. Kjo dukuri nuk vjen nga dashuria e madhe që ne kemi për qentë.  Po ashtu, ndërveprimi i qytetarëve me qentë është çështje mjaft komplekse në vete.

Në kontekstin tonë, qeni është parë si simbol i sigurisë. Por, afërsia e njeriut me të nuk është përkrahur edhe aq dhe vazhdon të jetë e tillë. Qentë janë parë si mure sigurie që vendosen në një qosh të oborrit, të lidhur fort me zinxhir dhe që ushqehen me të lënat e vaktit kryesor të shtëpisë. Fëmijëve të vogël shpesh iu thuhet “mos u lazdro se të han qeni” apo “ik se të han qeni” si një mënyrë për t’i qetësuar duke përmendur një rrezik potencial për ta. Krejt kjo ka ndikuar thellë në botëkuptimin tonë të raportit njeri-qen, apo njeri-kafshë (shtëpiake). Domethënë, gjatë rritjes sonë qeni është faktor i frikës, ,mënyrë për t’i kërcënuar fëmijët, diçka që duhet ta mbash shumë larg e asessi t’i ofrosh dashuri. Librat në shkollë tregojnë shembuj pozitiv të raportit njeri-qen dhe se si qeni është miku më i mirë i njeriut, por konsideroj që të rralla janë rastet që këto fjalë marrin jetë në përditshmëri.

Në kulturën tonë, ndonëse kohëve të fundit mund të vërehet një zbehje e lehtë, qeni nuk shihet si anëtar i familjes dhe bashkëjetesa me të në të njëjtën hapësirë konsiderohet si jo e këndshme, jo e pastër, jo fetare etj. Andaj, është e kuptushme, por jo e justifikueshme, që sot qeni shihet si armik më shumë se sa si mik.

Raporti me qentë endacak është kompleks sepse tashmë qentë janë në rrugë. Ata janë në rrugë për disa aryse të ndryshme, si psh: braktisja e tyre nga pronari dhe lënja në rrugë, shumimi i qenve endacak sepse procesi i kastrimit/strerilizimit nuk është kryer kurrë mirëfilli, mungesa e racave “shtëpiake”,qentë  e humbur dhe ata që bredhin sa për shumim etj.

Disa qytetarë e kanë të përbrendësuar “urrejtjen” ndaj qenv, disa të tjerë janë traumatizuar nga rastet e sulmeve nga ta, disa të tjerë i duan dhe i ushqejnë ata. Të tjerë qytetarë ankohen vazhdimisht online dhe madje edhe në media dhe institucione për qentë endacak dhe disa prej tyre edhe helmojnë e sulmojnë këta qen. Ka raste kur edhe tërë lagjja kujdeset për një a disa qen, duke i ushqyer ata dhe konsideruar si pjesë të familjes së madhe të lagjes.

Qentë endacak zakonisht jetojnë nëpër grupe dhe janë kryesisht territorial duke limituar intimidimin nga makinat apo edhe qentë e tjerë me raste. Qytetarët të ndikuar nga raste të ndryshme të sulmimit të qenve të tërbuar, shpesh për ta mbrojtur veten dhe për ta adresuar urrejtjen e akumuluar, fillojnë dhe i gjuajnë me gur disa qen apo i shmangin tërësisht. Për shkak të kësaj mënyre të sjelljes, konsideroj që qentë mund të jenë edhe agresiv. Por kjo vjen nga keqtrajtimi, mungesa e ushqimit, mungesa e dashurisë dhe ledhatimit, braktisja etj.

Unë vet jam sulmuar nga një qen i rrugës, por kjo nuk e zbeh dashurinë e madhe që kam për ta. Ky raport është po ashtu çështje e informimit dhe asaj se a dijmë të sillemi me qentë e rrugës siq duhet. Për disa të tjerë, sulmimi nga qentë mund të jetë traumatik. Gijthsesi, është çështje e cila duhet të zgjidhet sa më shpejt!

Viteve të fundit janë menduar dhe implementuar nisma të ndryshme nga institucionet lokale dhe qendrore për zgjidhjen e këtij problem. Njëherë kishte filluar një proces masiv i kastrimit/sterilizimit të kafshëve. Ky proces patjetër që kishte rezultatet e veta, por po ashtu kishte edhe probleme sepse qentë e kastruar/sterilizuar u lënë prapë rrugëve në gjendje të rëndë, pa mirëmbajtje e kujdes të shtruar, ndoshta edhe pa ushqim e pije.

Kurse, tash, Komuna e Prishtinës po ndan shpërblim monetar për 50 euro për secilin qytetar që adapton një qen të rrugës. Qentë e rrugës janë kryesisht qenë të racave të përziera, të cilat janë më pak viktimë e kapitalizmit dhe asocim i të bukurës. Shto aty edhe këtë diskutimin pasiv-agresiv rreth qenve endacak. Këto ndikojnë direkt në ngadalësimin e këtij procesi. Gjithsesi, është një nismë e mirë, e cila shpresoj që do të ndikojë në ndërgjegjësimin rreth adaptimit dhe bashkëjetesën me qentë.

Raste të mira të bashkëjetesës me qentë endacak ka shumë, sidomos qentë e Kafeve të Rakisë dhe ata të sheshit, por patjetër edhe shumë raste të tjera. Qentë në këto zona janë të mikpritun edhe në lokale, njerëzit rrijnë dhe luajnë me ta etj. Shumica e qenve endacak janë mjaft miqësor dhe të çasshëm, por qytetarët janë ende të terrorizuar nga disa raste ekstreme dhe po ashtu nuk dijmë se si të sillemi me ta.

Qentë janë qenjie me plot dashuri dhe mirënjohjë. Qentë e sheshit janë zakonisht shuëm miqësor me qytetarët dhe mjafton një ledhatim i vogël që ata të shprehin gjithë dashurinë e tyre. Kur ka ditë me diell, qentë endacak i gjen në sheshet e Prishtinës duke e shijuar diellin krahas qytetarëve që po bëjnë të njëjtën gjë. Kjo bashkëjetesë është e këndshme dhe karakteristike për hapësirat publike të qytetit.

Pa dyshim që qentë janë pjëse e shoqërisë dhe vendit tonë. Andaj, duhet të angazhohemi kolektivisht e institucionalisht për mirëqenien e tyre dhe për një bashkëjetesë të shëndetshme ku në këmbim të dashurisë dhe përkujdesit, marrim besimin dhe dashurinë e pakushte të qenve. 

„There are many stray dogs in Pristina“ is one of the phrases that has been mostly said to me recently by foreign friends.

It is easily noticeable that in Kosovo, but especially in Pristina, the city streets are often filled with stray dogs. This phenomenon does not stem from the great love we have for dogs. Also, the interaction of citizens with dogs is quite complex in itself.

In our context, the dog is seen as a symbol of security. However, the relationship between humans and them is not as good as it should be. Dogs are often seen as security barriers placed in a corner of the yard, tightly chained, and fed with breakfast or lunch leftovers. Young children are often told, „Don’t get close; the dog might bite you“ as a way to reassure them by mentioning a potential threat. All of this has deeply influenced our understanding of the human-dog relationship, turning it into a fear factor, a means to threaten children, something that should be kept far away and not to be offered love. School textbooks show positive examples of the human-dog relationship and how the dog can be our best friend, but I consider it rare that these words come to life in daily life.

In our culture, although there has been a slight fading in some places, the dog is not seen as a family member, and cohabitation with it in the same space is considered unacceptable, unclean, religiously inappropriate, etc. Therefore, it is understandable, but not justifiable, that today the dog is seen as more of an enemy than a friend.

The relationship with stray dogs is complex because they are already on the streets. They are there for various reasons, such as abandonment by the owner and leaving them on the streets, incomplete castration/sterilization processes, a lack of „domestic“ breeds, lost dogs, and those bred for maximum profit, etc.

Some citizens have internalized „hatred“ towards dogs; some others are traumatized by cases of attacks by them, some others love and feed them. Other citizens continuously complain online and even in media and institutions about stray dogs, and some of them even poison and attack them. There are cases where the whole neighborhood takes care of one or more dogs, feeding them and considering them part of the large family of the neighborhood.

Stray dogs usually live in groups and are mainly territorial, limiting movement from cars and other dogs. Citizens affected by various cases of attacks by aggressive dogs often start throwing stones at some dogs or avoiding them altogether to protect themselves and address accumulated hatred. This behavior may make dogs more aggressive, but this comes from mistreatment, lack of food, lack of love and care, abandonment, etc. I myself have been attacked by a street dog, but this does not diminish my great love for them. 

This relationship is also a matter of knowledge and whether we know how to behave with street dogs as we should. For some others, being attacked by dogs can be traumatic. However, it is a matter that needs to be resolved as soon as possible!

In recent years, various initiatives have been designed and implemented by local and central institutions to address this problem. There was once a massive animal castration and sterilization program. This process certainly had its results, but there were also problems because sterilized dogs were left back on the streets in bad conditions, without care and maintenance, perhaps even without food and water.

Now, the Municipality of Pristina is offering a monetary reward of 50 euros for each citizen who adopts a street dog. Street dogs are mainly mixed breeds, which are less affected by the benefits of modern society and the association with beauty. Add to that the passive-aggressive discussion about stray dogs. These directly affect the slowdown of this process. However, this is a good initiative that aims to raise awareness about adoption and coexistence with dogs.

There are many good cases of coexistence with stray dogs, especially in cafes and squares, but certainly also in other areas. Dogs in these areas are friendly with people and are taken care of. Most stray dogs are friendly and sensitive, but citizens are still frightened by some extreme cases and do not have a clear understanding of how to behave with them.

Dogs are creatures full of love and gratitude. Street dogs are usually very friendly with citizens, and a little affection is enough for them to express all their love. On sunny days, street dogs can be found in Pristina’s squares enjoying the sun alongside citizens doing the same thing. This coexistence is pleasant and characteristic of the city’s public spaces.

Undoubtedly, dogs are part of our society and our country. Therefore, we need to engage collectively and institutionally for their welfare and for a healthy coexistence where, in exchange for the love and care offered, we gain the unconditional trust and love of dogs.

12. März 2024

Support us!

Damit wir noch besser werden