(Englische-Übersetzung weiter unten im Text)
Gjatë fundjavës së kaluar, qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Zvicrra, Britania e Madhe dhe nga vende të tjera, u mblodhën në Prishtinë për edicionin e dytë të Prishtina Queer Festival.
Java e parë e shtatorit të dy viteve të fundit iu përket personave LGBTIQ+, të cilët po organizojnë këtë festival të jashtëzakonshëm. Festivali në vetë ngërthen aktivitete të ndryshme si shfaqje filmi, koncerte, publikime të librave me përmbajtje queer, neja, performanca artistike, panele diskutimi etj., dhe përmes tyre synon zhvillimin dhe promovimin e kulturës LGBTIQ+ lokale dhe ndërkombëtare.
Kënga «Daughter» nga mbretëresha drag me famë ndërkombëtare për shkak të RuPaul’s Drag Race Italia, Vezirja, që i dedikohet personave queer që nuk janë më në mesin tonë fizikisht, e hapi natën e parë të festivalit. Dukë rrëmbyer emocionet e publikut që në minutat e para, ajo e moderoi mbrëmjen dhe ftoi folësit në skenë, krahas edhe dy performancave të tjera nga ajo.
Mysafiri kryesor i këtij edicioni ishte artisti boshnjak që këndon këngë sevdah, Božo Vrećo. Ai bashkë me bendin e tij: Kadir Dogan në bateri, Christopher Esch në kitarë, Nasuf Ayranci në saksofon dhe Aktash Erdogan në duduk dhe kitarë bass, dhuruan një shfaqje të jashtëzakonshme që për më shumë se një orë e 30 minutave, na bëri të udhëtojmë shpirtërisht nga një ndjenjë në tjetrën dhe në fund, të kërcejmë të gjithë së bashku.
Božo Vrećo është një artist që vlerësohet shumë nga të gjitha moshat dhe komunitetet, përtej shprehjes së tij gjinore e cila nuk përkon me pritshmëritë tona gjinore. Përkundër fustanellave, make up-it apo elementeve të tjera që tipikisht dhe kulturalisht nuk janë të pranueshme te të gjitha gjinitë, Božo përmes zërit unik dhe performancave të hatashme i rrëmben lehtësisht zemrat e publikut.
Ishte shumë përmbushëse që brenda një festivali me karakter LGBTIQ+, që për shkak të homofobisë dhe fushatave anti-LGBTIQ+ shpesh shihet si armik i familjes, të kishtë shumë familje në publik. Në mesin e qindrave pjesëmarrësve, kishte qytetarë nga mosha të ndryshme, fëmijë dhe të huaj që nuk kuptonin asnjë nga këngët boshnjake, por e shijonin çdo sekond të tyre. Përkundër dallimeve, arti i pakrahasueshëm i artistit sevdah, i mlodhi të gjithë për të kërcyer e për ta vlerësuar artin si të tillë, si një pikëtakim përtej dallimeve.
Gjatë festivalit po ashtu u organizuan dy punëtori: njëra në fokus me pranimin e vetvetes e udhëhequr nga psikologia Edlira Meshau dhe tjetra për leje (consent) dhe kundër ngacmimeve seksuale e udhëhequr nga Julian Knop.
Dita e dytë filloi me shfaqjen e filmave, të cilat ishin kuruar në bashkpëunim me festivalin DokuFest nga Prizreni dhe Anibar nga Peja. «Reels of Resistance» këtë vit, përveç filmave shqip, kishte fokus të veçantë edhe Palestinën. Filmat që u shfaqen për audiencën në Kino Armata ishin: Wires Crossed nga Era Latifi (Kosova), Blush: An Extraordinary Voyage nga liti Yli-Harja (Finlandë) dhe EITR nga Al-Hamayded Miller (Kanada dhe Palestinë). Pas shfaqjes së filmave, u mbajtë edhe një panel diskutimi me drejtoren e Festivalit për Filma të Animuar-Anibar, Arba Hatashi dhe regjisoren Era Latifi. Në këtë panel, u diskutua për krijimtarinë queer në Kosovë, përparësistë dhe mangësitë, si dhe përshtypjet rreth filmave dhe rolit të filmave në paraqitjen e problemeve shoqërore.
«Storie të rezisentës» ishte publikimi i këtij edicioni që ishte përmbledhje e përvojave të personave LGBTIQ+ ndër vitë. Dylberizm është platforma e vetme në shqip me karakter queer dhe si e tillë e organizon rubrikën «Ndaje storjen tënde» dhe përmes saj grumbullon storjet që personat queer i ndajnë vullnetarisht e shpesh dhe anonimisht. Por, kjo platformë shpesh ka shërbyer si nismë për shoqëri dhe dashuri të reja sepse është pikëtakim i vulnerabilitetit.
Në panelin promovues të këtij publikimi morrën pjesë Bjeshkë Guri dhe Dan Sokoli, aktivistë.
Ky publikim mblodhi shumë qytetarë së bashku për tu njoftuar me përjetim e të shtypurve që tregojnë ngjarje nga dashuria e deri te vetmia. Këto storje rrallë marrin hapëirën e duhur në diskursin publik. Andaj, «Storie të rezistencës» vjen si një publikim mjaft i rëndësishëm dhe i nevojshëm.
Mbrëmja e ditës së dytë u përmbyll me një nejë me artistë nga Kosova dhe Berlini. Me moton «I Now Have No Fear» u mblodhën qindra njerëz për të manifestuar veten pa kërkuar pranim, por respekt të dinjitetit. Më muzikë nga Tuana (Kosova) dhe nga dyshja nga Berlini, Kursiv dhe Puça, festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit duke mposhtur çdo frikë të instaluar nga shtypja sistemike.
Dita e fundit e festivalit filloi me një tjetër shfaqje të filmave «Reels of Resistence», në bashkëpunim me festivalin Queer Lisboa. Filmat që u shfaqën janë: My Senses Are All I Have to Offer nga Isadora Never Marques, Between Light and Nowhere, Joana de Sousa, Her Name Was Gisberta nga Sergio Galvao Roxo dhe Water Hazard nga Alexander David. Pas shfaqjes së filmave portugez, u mbajtë edhe paneli i diskutimit për të diskutuar kinematografinë queer në Portugali dhe atë në Kosovë. Në panel morrën pjesë drejtori artistik i festivalit Queer Lisboa, Joao Ferreira dhe regjisori Alexander David, dhe u moderua nga regjisorja kosovare Rita Krasniqi.
Festivali përfundoi me një nejë në rrugë dhe pazar të hapur. «Street Party» organizohet afër Kafeve të Rakisë, përballë lokalit të parë LGBTIQ+ në Kosovë, Bubble Pub, dhe 2 lokaleve të tjera që janë miqësore ndaj komunitetit dhe kanë audiencë queer. Krejt kjo bëhet me synim të ripozicionimit të personave queer në hapësirat publikë ku vazhdimisht ju thuhet se nuk përkojnë.
Gjatë mbrëmjes kishte DJ dhe muzikantë nga vende të ndryshme: Miki (Kosova), Gimi (Danimarka), Sahati (Kanada), King Kovaçi (Belgjika) dhe Xhenisa (Zvicrra), të cilët dhuruan një mbrëmje të paharrueshme për lagjen, komunitetin queer dhe aleatët dhe gjithë Prishtinës.
Edicioni i dytë i Prishtina Queer Festival ishte një sukses i vërtetë dhe si i tillë kontribuon shumë në luftimin e homofobisë dhe fuqizimin e personave LGBTIQ+ përmes artit dhe kulturës. Festivalin mund ta përkrahni dhe ndiqni edhe online!
I Now Have No Fear!
–
The first week of September over the last two years has belonged to LGBTIQ+ individuals, who are organizing this extraordinary festival. The festival includes various activities such as film screenings, concerts, queer book launches, parties, artistic performances, discussion panels, and more, all aimed at developing and promoting local and international LGBTIQ+ culture.
The song «Daughter» by the internationally famous drag queen from RuPaul’s Drag Race Italia, Vezirja, which is dedicated to queer individuals no longer with us physically, opened the first night of the festival. Captivating the audience’s emotions within the first minutes, she moderated the evening and invited speakers to the stage, alongside two additional performances of her own.
The main guest of this edition was the Bosnian artist who sings sevdah music, Božo Vrećo. Together with his band: Kadir Dogan on drums, Christopher Esch on guitar, Nasuf Ayranci on saxophone, and Aktash Erdogan on duduk and bass guitar, they gave an extraordinary performance for more than an hour and 30 minutes took us on a spiritual journey from one emotion to another, ending with everyone dancing together.
Božo Vrećo is an artist highly appreciated by all ages and communities, beyond his gender expression, which doesn’t align with conventional expectations. Despite wearing skirts, makeup, or other elements that are not typically or culturally acceptable for all genders, Božo, through his unique voice and extraordinary performances, easily captures the hearts of the audience.
It was fulfilling that within an LGBTIQ+ festival, which due to homophobia and anti-LGBTIQ+ campaigns is often seen as an enemy of the family, there were many families in the audience.
Among the hundreds of participants, there were people of all ages, children, and foreigners who didn’t understand any of the Bosnian songs but enjoyed every second of them. Despite the differences, Božo’s incomparable art united everyone in dancing and appreciating art for what it is, as a meeting point beyond differences.
During the festival, two workshops were also organized: one focused on self-acceptance, led by psychologist Edlira Meshau, and the other on consent and against sexual harassment, led by Julian Knop.
The second day began with film screenings, curated in collaboration with DokuFest from Prizren and Anibar from Peja. This year, «Reels of Resistance» had a special focus on Palestine in addition to Albanian films. The films screened for the audience at Kino Armata were: Wires Crossed by Era Latifi (Kosovo), Blush: An Extraordinary Voyage by liti Yli-Harja (Finland), and EITR by Al-Hamayded Miller (Canada and Palestine). After the film screenings, a discussion panel was held with the director of the Anibar Animated Film Festival, Arba Hatashi, and director Era Latifi. The panel discussed queer creativity in Kosovo, its advantages and shortcomings, as well as impressions of the films and the role of cinema in addressing social issues.
«Stories of Resistance» was the publication of this edition, a compilation of the experiences of LGBTIQ+ individuals over the years. Dylberizm is the only Albanian-language platform with a queer focus, and as such, it organizes the column «Share Your Story,» through which it gathers stories that queer individuals voluntarily and often anonymously share. However, this platform has often served as a starting point for new relationships and friendships because it is a meeting point of vulnerability.
Activists Bjeshkë Guri and Dan Sokoli participated in the promotional panel of this publication. This publication brought many citizens together to learn about the experiences of the oppressed, from stories of love to loneliness. These stories rarely get the space they deserve in public discourse. Therefore, «Stories of Resistance» comes as a very important and necessary publication.
The second evening ended with a party featuring artists from Kosovo and Berlin. Under the motto “I Now Have No Fear,” hundreds of people gathered to express themselves, not seeking acceptance but respect for their dignity. With music from Tuana (Kosovo) and the duo from Berlin, Kursiv and Puça, the party lasted until the early hours of the morning, overcoming every fear installed by systemic oppression.
The final day of the festival began with another screening of films under «Reels of Resistance,» in collaboration with the Queer Lisboa festival. The films screened were: My Senses Are All I Have to Offer by Isadora Never Marques, Between Light and Nowhere by Joana de Sousa, Her Name Was Gisberta by Sergio Galvao Roxo, and Water Hazard by Alexander David. After the screening of the Portuguese films, a discussion panel was held to discuss queer cinema in Portugal and Kosovo. The panel featured the artistic director of the Queer Lisboa festival, Joao Ferreira, and director Alexander David, moderated by Kosovar director Rita Krasniqi.
The festival concluded with a street party and open market. «Street Party» is organized near Rakia Cafes, across from the first LGBTIQ+ venue in Kosovo, Bubble Pub, and two other venues that are queer-friendly and have a queer audience. This is all done with the aim of repositioning queer people in public spaces where they are constantly told they don’t belong.
The evening featured DJs and musicians from different countries: Miki (Kosovo), Gimi (Denmark), Sahati (Canada), King Kovaçi (Belgium), and Xhenisa (Switzerland), who delivered an unforgettable evening for the neighborhood, the queer community, allies, and all of Prishtina.
The second edition of the Prishtina Queer Festival was a true success and as such contributes greatly to fighting homophobia and empowering LGBTIQ+ individuals through art and culture.
You can support and follow the festival online at @prishtinaqueerfestival.
I Now Have No Fear!
19. September 2024