Logo Akutmag
Icon Suche

Nurturing Dreams: The «Azure» Center Transforming Lives in Fushë Kosovë

Oresti, Elhami, Almira, Ilfetja, Mahiri, and Erhani are among the sixty children who attend the «Azure» nursery school in Fushë Kosovë every day. There, they participate in numerous educational and enjoyable activities, including learning about their rights, social development, manners, and much more through games and activities.

Von Agon Rexhepi

(Englische-Übersetzung weiter unten im Text)

Oresti, Elhami, Almira, Ilfetja, Mahiri dhe Erhani janë disa nga gjashtëdhjetë fëmijët që frekuentojnë çdo ditë çerdhen e qendrës ‚Azure‘ në Fushë Kosovë. Atje ata marrin pjesë në shumë aktivitete edukative dhe argëtuese, duke përfshirë mësimin e ngjyrave, numrave, zhvillimin social, mirësjelljen, dhe shumë të tjera përmes lojërave dhe aktiviteteve.

Kjo qendër është e vetmja në zonën e Lagjes 28 në Komunën e Fushë Kosovës, një lagje e banuar kryesisht nga qytetarët rom, ashkali dhe egjiptian. Prania e kësaj lagjeje shënon realitetin e segregimit shoqëror dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto komunitete në fusha të ndryshme si shëndetësia, arsimi, punësimi dhe integrimi shoqëror.

Organizata jo-qeveritare ‚The Ideas Partnership‘ ka vepruar në këtë drejtim qysh në vitin 2009, duke ofruar shërbime dhe aktivitete për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe integrimin e qytetarëve rom, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë kosovare. Kjo organizatë operon në komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit, Janjevës dhe Graçanicës, duke mbështetur mijëra qytetarë përmes programeve të tyre.

Fusha e veprimtarisë së tyre është përqendruar në edukim, shëndetësi, çështje sociale, trashëgimi kulturore dhe ambient. Për të bërë aktivitetet dhe shërbimet e tyre më të arritshme, ‚The Ideas Partnership‘, me ndihmën e donatorëve privat dhe institucioneve lokale dhe ndërkombëtare, ka ndërtuar qendrën ‚Azure‘, e cila ka filluar aktivitetet në dhjetor të vitit 2022. Qendra ofron një sërë aktivitetesh çdo ditë. Përveç kopshtit, ku fëmijët marrin pjesë në mësimet të bazuara në kurrikulën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në qendër ka edhe klasa të mësimit plotësues. Këto klasa ofrohen kryesisht të shtunëve dhe përfshijnë lëndët si matematika, gjuha shqipe dhe letërsia, gjuha angleze, si dhe disa lëndë tjera shkencore dhe artistike.

Përveç kësaj, ‚Klubi i Shkencës‘ është një nga aktivitetet interesante në qendër, ku fëmijët marrin pjesë në eksperimente në fizikë, biologji, kimi, etj. Me qëllim luftimin e martesave të hershme, organizata organizon ‚Klubin e Vajzave‘, ku vajzat rome, ashkalike dhe egjiptiane marrin pjesë në sesione të ndryshme për të diskutuar rreth çështjeve si martesat e hershme dhe ndikimi i tyre në jetën e tyre. Po ashtu, edhe përmes ligjeratave inspiruese nga gra të suksesshme, ky klub shërben për ndërgjegjësimin e vajzave të reja kundër martesave të hershme. 

Gjithashtu, ‚Klubi i Punëtorëve Social‘ dhe ‚Klubi i Leximit‘ janë pjesë e aktiviteteve në qendër. ‚Klubi i Punëtorëve Social‘ ndihmon të rinjtë të kuptojnë më shumë për institucionet vendore dhe angazhimin në komunitet, ndërsa ‚Klubi i Leximit‘ përmirëson aftësitë e leximit dhe sjell një ambient tërheqës për ata që janë të apasionuar ndaj librit.

Një aktivitet me shumë rëndësi janë edhe bursat, të cilat dhurohen në baza mujore për studentët rom, ashkali dhe egjiptian. Këto bursa të përkthyera në vlerë monetare ndihmojnë në pagesën e studimeve dhe shpenzimeve të tjera studentore. Ngjashëm, bursistët duhet të angazhohen edhe pranë qendrës ‘Azure’ në këmbim të bursës dhe në të mirë të komunitetit. 

Për të edukuar fëmijët rreth të drejtave dhe përgjegjësive të tyre, funksionon ‚Këshilli i Fëmijëve‘, duke organizuar takime javore për diskutime dhe edukim mbi të drejtat e fëmijëve.

Në katin e parë të ndërtesës, ka një hapësirë për shërbime shëndetësore. Edhe pse nuk ka ende mjek, klasa shërben për ofrimin e këshillave shëndetësore nga profesionistë mjekësorë, veçanërisht për gratë dhe vajzat. Nëpërmjet programit të shëndetit, diskutohet rreth higjienës, mbrojtjes nga sëmundjet, përdorimit të kontraceptivëve, si dhe çështjeve të tjera të rëndësishme për shëndetin.

Qendra ‚Azure‘ është një hapësirë e madhe prej 630m2, duke ofruar shërbime dhe aktivitete për të gjithë fëmijët dhe banorët e zonës. Megjithatë, ende ka ndërime që duhet finalizuar në katin e dytë të ndërtesës. Për këtë arsye, ‚The Ideas Partnership‘ po kërkon ndihmën e donatorëve privat dhe institucioneve për të mbledhur fondet e nevojshme për përfundimin e kësaj pjese.

Edhe pse sfidat për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian janë të shumta dhe ndërsektoriale, organizata ‚The Ideas Partnership‘ po bën një punë të jashtëzakonshme në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve në rrugën e tyre drejt arsimit dhe zhvillimit personal. Kjo është një ndihmë e rëndësishme për ta përmirësuar qëndrimin e tyre ndaj shkollës dhe për të ndihmuar në arritjen e realizimit të ëndrrave të tyre për të ardhmen.

Oresti, Elhami, Almira, Ilfetja, Mahiri, and Erhani are among the sixty children who attend the «Azure» nursery school in Fushë Kosovë every day. There, they participate in numerous educational and enjoyable activities, including learning colors, numbers, social development, manners, and much more through games and activities.

This center is the only one in the area of Neighborhood 28 in the Municipality of Fushë Kosova, a neighborhood primarily inhabited by Roma, Ashkali, and Egyptian citizens. The presence of this neighborhood underscores the reality of social segregation and the challenges faced by these communities in various fields such as health, education, employment, and social integration.

The non-governmental organization «The Ideas Partnership» has been working in this direction since 2009, offering services and activities to improve living conditions and integrate Roma, Ashkali, and Egyptian citizens into Kosovar society. The organization operates in the municipalities of Fushë Kosova, Obiliq, Janjeva, and Graçanica, supporting thousands of citizens through its programs.

Their field of activity focuses on education, health, social issues, cultural heritage, and the environment. To enhance accessibility to their activities and services, «The Ideas Partnership», with the assistance of private donors and local and international institutions, has built the «Azure» center, which commenced its activities in December 2022. The center offers a variety of daily activities, including kindergarten classes following the curriculum of the Ministry of Education, Science, Technology, and Innovation. Additionally, the center provides supplementary education classes, mainly on Saturdays, covering subjects such as mathematics, Albanian language and literature, and English language, as well as other scientific and artistic subjects.

Moreover, the «Science Club» is one of the intriguing activities at the center, where children engage in experiments in physics, biology, chemistry, etc. In addressing early marriages, the organization organizes the «Girls‘ Club», where Roma, Ashkali, and Egyptian girls participate in various sessions to discuss issues such as early marriages and their impact on their lives. Also, through inspiring lectures by successful women, this club aims to raise awareness among young girls against early marriages.

Additionally, the «Social Workers Club» and the «Reading Club» are part of the center’s activities. The «Social Worker’s Club» helps young people understand more about local institutions and community engagement, while the «Reading Club» improves reading skills and provides an engaging environment for book lovers.

Scholarships, given monthly to Roma, Ashkali, and Egyptian students, constitute a crucial activity. These cash-value scholarships assist in covering tuition and other student expenses. Similarly, scholarship holders are expected to engage with the «Azure» center in exchange for the scholarship, benefiting both the individual and the community.

To educate children about their rights and responsibilities, the «Children’s Council» operates, organizing weekly meetings for discussions and education on children’s rights. On the first floor of the building, space is allocated for health services. Although there is no doctor yet, the classroom serves to provide health advice from medical professionals, especially for women and girls. Through the health program, topics such as hygiene, disease protection, contraceptive use, and other important health issues are discussed.

The «Azure» center is a vast space of 630m2, offering services and activities for all children and residents of the area. However, construction on the second floor of the building is still pending. For this reason, «The Ideas Partnership» is seeking the help of private donors and institutions to gather the necessary funds for completing this part.

Despite the numerous and intersecting challenges for the Roma, Ashkali, and Egyptian communities, The Ideas Partnership is making an incredible impact by supporting children and young people on their educational and personal development journey. This assistance is pivotal in improving their attitude towards school and helping them achieve their dreams for the future.

15. November 2023

Support us!

Damit wir noch besser werden