Logo Akutmag
Icon Suche

Në Kosovë, jo të gjithë e pranojnë ylberin

Over the course of three days, the Prishtina Queer Festival drew hundreds of participants and visitors from various European countries and beyond. A diverse range of activities were meticulously organized to promote and document queer culture and its historical significance.

Von Agon Rexhepi

(Englische-Übersetzung weiter unten im Text)

Një shënim i thjeshtë me fjalën „dashni“ dhe një ylber të bukur mbi të ka shkaktuar shqetësime të shumta në mesin e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht në qytetin e Pejës. Kjo parimisht ndodh për shkak të asociimit të ylberit me komunitetin LGBTIQ+ dhe nivelit të lartë të homofobisë në vend. Një fenomen i tillë duket të ketë shkaktuar reagime të ashpra ndaj ylberit, megjithëse bukuria e tij është e pamohueshme, qoftë në aspektin artistik, biologjik ose social-politik.

Zhgarravitjet e një muri në Pejë, mbi të cilin ishte vendosur ky mural, ishte vetëm një ndër shenjat e „rezistencës homofobike“ të shfaqura nga qytetarët karshi një prej aktiviteteve më të rëndësishme kulturore të kësaj zone, festivalit të animacionit, Anibar.

Festivali Anibar i Animacionit është një ngjarje e rëndësishme në Kosovë dhe është zemra e shumë qytetarëve të vendit dhe të tjerëve në mbarë botën. Si një nga festivalet kryesore dhe më të mëdha në vend, Anibar ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha sektorët e jetës në Kosovë gjatë shumë viteve të fundit. Për edicionin e këtij viti, Anibar vendosi t’i kushtojë vëmendje dashurisë në të gjitha format e saj, përtej koncepteve tradicionale.

Megjithatë, tematika publike e dashurisë dhe përfshirja e personave LGBTIQ+ nuk është pritur mirë nga një pjesë e qytetarëve lokalë, të cilët kanë shfaqur urrejtje, kryesisht në rrjetet sociale. Reagimet homofobike të shumta dhe sabotimi i festivalit nga disa qytetarë tregojnë një realitet të vështirë, që vazhdon të ekzistojë.

Megjithatë, urrejtja ndaj personave LGBTIQ+ dhe tensionet ndaj festivalit nuk e kanë ndaluar Anibar nga suksesi në këtë vit.

Ndërkaq, një pasqyrë akoma më shqetësuese është shpërfaqur në qytetin e Prizrenit, ku situata është edhe më e komplikuar. DokuFest, një festival i njohur ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe dokumentarit, u përball me reagime të ashpra nga qytetarët. Protestat e organizuara në Prizren ishin më intensive, duke përfshirë edhe sulme ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, i cili është ndaluar dhe i është penguar ushtrimi i profesionit të tij, me pretekstin se “po e provokon masën”.

Prizrenasve nuk u pëlqeu një performancë artistike nga grupi i quajtur „Peaches“ në njërën nga ngjarjet „DokuNights“ të organizuara gjatë festivalit, çka edhe nxiti rebelim. Edhe pse kjo performancë ishte e përkryer për moshën mbi 18 vjeç dhe u zhvillua pas mesnate, u akuzua për shkatërrimin e „vlerave tradicionale të familjes“. Pjesa e madhe e protestuesve kërcënuan dhe bllokuan rrugët e Prizrenit madje dhe me thirrje religjioze fetare të tipit „Allahu Akbar“, duke protestuar kundër përformancës, festivalit dhe personave LGBTIQ+.

Dhuna fizike dhe verbale në këto protesta është e papranueshme dhe nuk ka vend në një shoqëri demokratike, ku të drejtat e njeriut duhet të respektohen.

Këto reagime homofobike, sulmet fizike dhe verbale, si dhe sulmet në rrjetet sociale, tregojnë se homofobia është ende shumë e pranishme në Kosovë, veçanërisht në qytetet përtej kryeqytetit. Kjo situatë vërteton centralizimin e aktiviteteve LGBTIQ+ në qytetin kryesor dhe mungesën e hapësirave të sigurta për komunitetin në qytetet e tjera të vendit. Një urrejtje e tillë, e ushqyer ndër vite, ka pasoja serioze në shëndetin mendor të personave LGBTIQ+, ndihmon në përforcimin e diskriminimit dhe shtypjes sistematike ndaj tyre.

Këto festivale dhe çdo organizim që promovon diversitetin në të gjithë Kosovën, veçanërisht në qytetet e tjera, meriton vlerësim dhe këmbëngulje. Organizatorët e këtyre ngjarjeve duhet të lavdërohen për guximin dhe përkushtimin e tyre.

Ndër të gjitha qytetet, Prishtina duket të jetë vendi ku ka më shumë hapësirë dhe pranueshmëri për ngjarje dhe aktivitete LGBTIQ+. Megjithatë, edhe në Prishtinë, ka shqetësime dhe frikë se aktivitetet e ngjashme mund të përballen me rezistencë.

Edicioni i parë i Prishtina Queer Festival, që u organizua në fillim të shtatorit, është një dëshmi e qartë e kësaj hapësire dhe pranueshmërie. Për tre ditë, ky festival tërhoqi qindra pjesëmarrës dhe vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës dhe më tej. Aktivitete të ndryshme u organizuan për të promovuar dhe dokumentuar kulturën dhe historinë queer.

Hapja e festivalit në kinemanë publike Kino Armata ishte një natë e mbushur me emocione, nën moderimin e mbretëreshës Diva dhe aktivistit Nolit. Performancat artistike të Edon Shileku dhe Qerkicës, ikonës e komunitetit queer, shpërblyen publikun. Performanca përfshiu elemente të folklorit shqiptar me një ndikim queer, duke përfshirë këngë tradicionale me çiftelia dhe instrumente muzikore të traditës popullore.

Dita e dytë e festivalit filloi me një performancë virtuale drag nga Lila nga Zurich, njohur për angazhimin kundër normave heteronormative dhe patriarkale. Më pas, u shfaqën dy filma me tematikë queer, „Four Pills at Night“ nga Leart Rama dhe „I love you more“ nga Erblin Nushi. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutonin me regjisorët pas shfaqjeve.

Gjatë festivalit u promovua edhe libri „Trans në Kosovë: një histori e pa kryer“ mbi historinë e transgjinorëve në Kosovën pas luftës. Diskutimi u shoqërua me autoren Lura Limani dhe aktivistët Blert Morina dhe Mirishahe Syla.

Mbrëmja kulturore me artistë lokalë dhe të huaj u shoqërua me emocione të forta. Performancat e Elisse nga Kosova dhe Miss Bashful, DBBD dhe Private School Latina e bënë këtë mbrëmje të paharrueshme.

Në ditët e fundit të festivalit u shfaqën filmat „Maldita: A long Song to Sarajevo“, një bashkëpunim mes prodhuesve nga Bosnja e Hercegovina dhe Spanja, „Iris“ nga Turqia, dhe dokumentari „As I ëas looking above, I could see myself underneath“ i regjisorit kosovar Ilir Hasanaj.

Pas shfaqjeve të filmave, u organizua një ngjarje te „Kafet e Rakisë“, që përveç pazarit të hapur, ofronte performanca nga DJ lokalë si Olta, Tuttseoul dhe La Baresha.

Të gjitha këto ngjarje u zhvilluan hapur, në hapësira publike.

Pra, në Prishtinë duket se ka më shumë hapësira dhe pranueshmëri për aktivitete LGBTIQ+, megjithatë, ka ende punë për të bërë. Organizimi i këtyre ngjarjeve, rezistenca publike dhe angazhimi i aktivistëve LGBTIQ+ janë më të nevojshme se kurrë më parë.

A seemingly innocent message featuring the word „dashni“ and a lovely rainbow has raised significant concerns among Kosovo’s residents, particularly in the city of Peja. This unease primarily stems from the rainbow’s association with the LGBTIQ+ community and the prevailing homophobia within the country. Despite the undeniable beauty of the rainbow from artistic, biological, and socio-political perspectives, it has triggered strong reactions. A notable example of this „homophobic resistance“ was the defacement of a wall in Peja, where this mural was displayed, which occurred during one of the region’s most important cultural events, the Anibar animation festival. 

The Anibar Animation Festival holds immense significance in Kosovo and holds a special place in the hearts of many citizens in the country as well as people worldwide. As one of the primary and largest festivals within Kosovo, Anibar has made substantial contributions to various aspects of life in the country over the course of many years. In this year’s edition, Anibar chose to focus on the theme of love in all its diverse forms, transcending conventional notions.

Nevertheless, the public emphasis on love and the inclusion of LGBTIQ+ individuals has encountered resistance from some local residents who have expressed their disapproval, primarily through social media platforms. The numerous homophobic reactions and attempts to disrupt the festival by certain citizens highlight the ongoing presence of a challenging reality.

However, despite the hostility directed towards LGBTIQ+ individuals and the tensions surrounding the festival, Anibar has not been deterred from achieving success this year

Meanwhile, a more disconcerting situation has emerged in the city of Prizren, where matters have become increasingly complex. DokuFest, a renowned international festival specializing in short films and documentaries, has encountered strong reactions from the local populace. The protests in Prizren escalated to a higher level of intensity, culminating in attacks on journalist Vullnet Krasniqi, who has been barred from practicing his profession, ostensibly on grounds of „inciting the crowd.“

Residents of Prizren expressed their disapproval of an artistic performance by the group known as „Peaches“ during one of the „DokuNights“ events held as part of the festival. This performance, intended for adults over 18 and scheduled after midnight, sparked a rebellion and was accused of undermining „traditional family values.“ 

A majority of the protesters resorted to threats and road blockades in Prizren, even invoking religious chants like „Allahu Akbar,“ as they protested against the performance, the festival, and LGBTIQ+ individuals. The use of physical and verbal violence in these protests is utterly unacceptable and incompatible with the principles of a democratic society that upholds the importance of respecting human rights. 

These homophobic reactions, both in physical and verbal forms, along with online attacks, underscore the enduring presence of homophobia in Kosovo, particularly in cities outside the capital. This situation highlights the concentration of LGBTIQ+ activities in the main city and the scarcity of safe spaces for the community in other regions of the country. 

Such entrenched hatred, cultivated over the years, exerts severe consequences on the mental well-being of LGBTIQ+ individuals and contributes to the perpetuation of systematic discrimination and oppression against them.

It is essential to recognize and commend the festivals and organizations that champion diversity throughout Kosovo, especially in cities beyond the capital. The organizers of these events should be praised for their courage and unwavering dedication.

Among all the cities, Pristina stands out as a place where there appears to be more openness and acceptance of LGBTIQ+ events and activities. Nonetheless, even in Pristina, there are concerns and apprehensions regarding potential resistance to such activities.

The inaugural edition of the Prishtina Queer Festival, held in early September, serves as compelling evidence of the existence of this accommodating environment. Over the course of three days, the festival drew hundreds of participants and visitors from various European countries and beyond. A diverse range of activities were meticulously organized to promote and document queer culture and its historical significance.

The festival commenced with an emotionally charged opening night at the Kino Armata public cinema, presided over by queen Diva and activist Noli as the moderators. The audience was treated to captivating artistic performances by Edon Shileku and Qerkica, an iconic figure within the queer community. Their performance art skillfully blended elements of Albanian folklore with a queer sensibility, incorporating traditional couplet songs and musical instruments from the folk tradition.

On the second day of the festival, the program commenced with a virtual drag performance by Lila from Zurich, renowned for their advocacy against heteronormative and patriarchal norms. Subsequently, two films with queer themes, „Four Pills at Night“ by Leart Rama and „I love you more“ by Erblin Nushi, were screened. Attendees were afforded the opportunity to engage in discussions with the directors following the screenings.

 During the festival, there was a promotion of the book „Trans in Kosovo: an Unfinished Story,“ which delves into the post-war history of transgender individuals in Kosovo. The discussion featured the author, Lura Limani, alongside activists Blert Morina and Mirishahe Syla.

The cultural evening, graced by both local and international artists, stirred intense emotions among attendees. Memorable performances by Elisse from Kosovo and Miss Bashful, DBBD, and Private School Latina left an indelible mark on the evening.

As the festival drew to a close, it featured screenings of several noteworthy films, including „Maldita: A Long Song to Sarajevo,“ a collaborative effort between producers from Bosnia and Herzegovina and Spain; „Iris“ from Turkey; and the documentary „As I Was Looking Above, I Could See Myself Underneath,“ directed by Kosovar filmmaker Ilir Hasanaj.

Following the film screenings, an event was hosted at the Brandy Cafe, which, in addition to an open market, showcased performances by local DJs such as Olta, Tuttseoul, and La Baresha. Importantly, all of these events took place openly in public spaces.

In Pristina, it is evident that there is a relatively greater degree of space and acceptance for LGBTIQ+ activities. Nevertheless, it is apparent that there is still work to be done.

 The organization of these events, coupled with the need to address public resistance and the ongoing engagement of LGBTIQ+ activists, remains as crucial as ever.

29. September 2023

Support us!

Damit wir noch besser werden